(E plotësuar) Të paktën pesë persona u vranë nga të shtënat me armë në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën, sipas raportimeve të mediave lokale dhe botërore.
Megjithatë, bëhet fjalë për raportime ende të pakonfirmuara nga autoritetet vendasese, përcjell Telegrafi.
Disa të tjerë janë plagosur, përfshirë nxënës dhe mësues, raportoi transmetuesi shtetëror ORF duke cituar shtypin lokal.
Autori i dyshuar, i konsideruar si nxënës në këtë fazë, ka kryer vetëvrasje, pohojnë raportimet.
Një operacion policor ishte duke u zhvilluar në rrugën Dreierschuetzengasse, ku ndodhet një shkollë e mesme.
Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar të bëjnë komente të mëtejshme.
Grazi është një qytet me rreth 300,000 banorë dhe është kryeqyteti i provincës jugore austriake të Styria-s. /Telegrafi/
Nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën ka mbetur të paktën një person i vdekur, sipas raportimeve të mediave në Austri.
Sipas tyre, përcjell Telegrafi, policia konfirmoi një “operacion të madh në vazhdim”.
Media austriake raportoi të martën të shtënat me armë zjarri kishin ndodhur në një shkollë në Graz, kryeqytetin e Styria-s.
Schüsse in der Schule
— Thomas Zink (@19zinklbert09) June 10, 2025
Sipas faqes së lajmeve Krone, autori i krimit u qëllua nga policia, megjithëse autoritetet austriake nuk e kanë konfirmuar këtë informacion.
Laut ersten Informationen: Amoklauf in #Graz – eine Person wurde getötet.
Die Grazer Polizei steht im Großeinsatz.
📸 Zusendung: Polizeikräfte auf der Anfahrt.
Videos Einsatzgeschehen oder dem BO werden nicht veröffentlicht, da es sich um einen laufenden Einsatz handelt. pic.twitter.com/iSRfxwmwqI— Esterreicherr (@Esterreicherr) June 10, 2025
Policia tha në faqen e mediave sociale X se një operacion i vazhdueshëm ishte duke u zhvilluar në Dreierschützengasse, Graz, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Ata i thanë medias shtetërore ORF se disa patrulla dhe njësia speciale Cobra ishin të përfshira në operacion.
Ndërkohë policia ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se “sipas gjetjeve fillestare, të shtëna u dëgjuan në një shkollë. Publikut i këshillohet të shmangë këtë zonë dhe të ndjekë udhëzimet e forcave të sigurisë në vendngjarje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael

Në tri ditët e fundit, më shumë se 30 aeroplanë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Evropë

Imazhet satelitore zbulojnë dëme në reaktorin bërthamor në Iran

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael