LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh afër një sinagoge në Vjenë të Austrisë – detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

Të shtëna armësh afër një sinagoge në Vjenë të Austrisë – detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

Disa persona kanë mbetur të plagosur në shkëmbimet e zjarrit në Vjenë, thonë policia, mes raporteve për të shtëna afër një sinagoge.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një operacion në shkallë të gjerë po vazhdonte në një sinagogë të Vjenës pas të shtënave me armë.


Transmetuesi publik ORF citoi dëshmitarët që thanë se disa të shtëna u dëgjuan pak pas orës 8 të mbrëmjes.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, supozohet se mund të bëhet fjalë për një sulm të mundshëm terrorist.

Operacioni policor po zhvillohet në qendër të Vjenës, afër lumit Danub. /Telegrafi/