LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dy të plagosur

Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika u qëlluan këtë mbrëmje me armë zjarri në fshatin Grudë e Re, në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali. Sipas policisë, shënjestra ishte 28-vjeçari Gjergj Ndërshtiqaj, ndërsa si pasojë e të shtënave është plagosur edhe 30-vjeçari Gjon Nika, kunati i tij. Ky i fundit është student në Akademinë e Sigurisë.


Dy të plagosurit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Gjatë kontrollit të zonës ku ndodhi ngjarja për kapjen e autorëve, policia ka konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se i përkiste autorëve dhe është përdorur nga ata.

“Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori