Një zjarr është regjistruar pas mesnatës në zonën e Palasës, pak pasi kalohet Tuneli i Llogarasë, duke alarmuar banorët dhe pushuesit që ndodheshin në zonë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë, raporton euronews.al


Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e situatës për të shmangur riaktivizimin e vatrave të mundshme.

Autoritetet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e ngjarjes pas përfundimit të verifikimeve.