LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë, një i plagosur në Fushë Kosovë

Të shtëna me armë, një i plagosur në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovës, të premten më 19 gusht, viktima mashkull shqiptar, në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë, ndërsa njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar armën e llojit Shkorpion me 19 fishek dhe një gëzhojë të cal. 7.65 mm.


“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet më tej në njoftim./