LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtje me armë në Prishtinë, arrestohen tre persona

Gjuajtje me armë në Prishtinë, arrestohen tre persona

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur të shtunën mbrëma në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.


“Rreth orës 19:37, policia është njoftuar se në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast ku janë përdorë armë zjarri. Policia ka intervenuar dhe shoqëruar në polici tre persona, në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja, policia po vazhdon ta trajtojë rastin”, ka deklaruar Krasniqi.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre të shtënave që ndodhën në orën ku ndalohet dalja në rrugë.

Krasniqi tha se rasti po vazhdon të hetohet nga organet e rendit.