LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në drejtim të një veture në Graçanicë

Të shtëna me armë në drejtim të një veture në Graçanicë
Foto: Ilustrim

Katër persona kanë raportuar se derisa ishin në veturë në lëvizje persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 05:00, në Graçanicë.


Tutje bëhet e ditur se personat e panjohur kanë qëlluar në drejtim të veturës por pa lëndime në njerëz.

“Katër viktima meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në veturë në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë është qëlluar vetura e tyre por pa lëndime në njerëz”, thuhet në raport.

Ndërkaq, është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/