LAJMI I FUNDIT:

Të sëmurit nga “Wilson” në Maqedoni, gati tre muaj pa ilaçe

Të sëmurit nga “Wilson” në Maqedoni, gati tre muaj pa ilaçe

Ende nuk ka ilaçe për pacientët me sëmundjen e rrallë Wilson në Maqedoni. Më shumë se tre muaj janë pa terapinë e duhur, me të cilën rregullohet procesi i hedhjes së bakrit nga organizmi. Nëse bakri lëshohet më tepër në trup, ata mund të vdesin apo të shkaktojë pasoja të papërmisuara, varësisht prej shëndetit nëse do t’i godet mushkëritë e zeza, në tru apo në sy, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria për Shëndetësi, muajin e kaluar pohoi se dhjetëra pacientë me sëmundjen e Wison kanë ngelur pa terapi. Nga MSH thanë se ilaçet do t’i sigurojnë me import ndërhyrës dhe se për dhjetëra ditë do të arrijnë te pacientët.


”Javën e kaluar kemi kërkuar informacione nga Ministria e Shëndetësisë, e cila e blen për të gjitha sëmundjet e rralla përmes programit të veçantë, pse ende nuk ka ilaçe. Na thanë se Këshilli për prokurorime publike nuk e ka miratuar tenderin dhe e ka kthyer në përpunim. Më shumë se tre muaj nuk ka terapi”, tha Maja Aleksievska-Dimiq, kryetare e Shoqatës qytetare për persona me sëmundjen e rrallë, Wilson-Maqedoni.

Nga Këshilli për prokurorime publike thonè se tenderi është kthyer për bashkëpunim, sepse ka pasur tre mendime negative dhe një sërë vërejtjesh.

Të dielën në Shkup do të mbahet gara e tretë humanitare ‘Shtrije dorën’, e cila e organizon Shoqata qytetare për persona me sëmundjen e rrallë Wilson-Maqedoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori