LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë kinezë me mënyra unike për të fituar në lojën ‘Pokemon Go’ (Video)

Të rinjtë kinezë me mënyra unike për të fituar në lojën ‘Pokemon Go’ (Video)

Ka vetëm një javë që në Kinë është lejuar ‘Pokemon Go’, dhe që tani po shihet se këta të rinj janë duke fituar para të gjithëve.

Në këtë lojë duhet të bëhen lëvizje të shumta fizike në mënyrë që të kapen sa më shumë ‘vezë të Pokemonit’, si dhe figura të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Por, ata kanë gjetur zgjidhje që të kapin këto simbole dhe të kalojnë nivelet, pa dalë nga rehatia e shtëpisë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni lojtarët e zgjuar, që i vënë telefonat mbi trenin lodër, fshesën elektrike, apo edhe i hedhin pajisjet elektrike, për të simuluar lëvizjen në rrugë. /Telegrafi/