LAJMI I FUNDIT:

Të prodhuara nga goma dhe me lara: Dizajni joshës i çizmeve për ditë të zymta

Të prodhuara nga goma dhe me lara: Dizajni joshës i çizmeve për ditë të zymta
dreamstime

Janë dhuratë e veçantë stili për ditët me shi, mirëpo në variante të ndryshme ngjyrash këto çizme i japin siluetës një përshtypje interesante

Duken posaçërisht bukur të stolisura me motive lulesh.


Mund t’i gjejmë në shumë variante, të gomës, janë apo deri te nyelli i këmbës apo deri te gjunjët.

Në ditët me mot të paqëndrueshëm, janë të shkëlqyeshme si aksesorë mode nga mëngjesi deri në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

Nuk është ende koha për vendosjen në dollap të gardërobës verore, këto ditë kombinojmë motive të ndryshme.

Ngjyra e diellit do të freskojë çdo ditë të zymtë.

Rrugët e qytetit duken më të bukura me kombinime të këtilla joshëse.

Motive të ndryshme theksohen në këto çizme të zakonshme.

Modelet më femërore janë të stolisura me shirita të mëdhenj.

Nëse pelerina është neutrale, çizmet le të jenë atraktive.

Çizmet e gomës në variante pasteli duken shumë romantike.

Stripet dhe motivet vizatimore zbukurojnë aksesorë të ndryshëm mode, nga çantat deri te çizmet.

Në ditët me diell dhe shi kjo veshje është një ndër më praktiket. /Telegrafi/