LAJMI I FUNDIT:

Të premten, SHBA me paketë të madhe sanksionesh kundër Rusisë për vdekjen e Navalny dhe luftën në Ukrainë

Të premten, SHBA me paketë të madhe sanksionesh kundër Rusisë për vdekjen e Navalny dhe luftën në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara do të shpallin një paketë të madhe sanksionesh ndaj Rusisë të premten, për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny dhe luftën dyvjeçare në Ukrainë, tha të martën zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Paketa do ta “bëjë Rusinë përgjegjëse për atë që i ndodhi Navalnyt”, dhe për veprimet e saj gjatë luftës në Ukrainë, tha Kirby, pa dhënë detaje mbi masat e sanksioneve, transmeton Telegrafi.


Duke folur me gazetarët në një konferencë, Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Rusisë për “transparencë të plotë” në lidhje me mënyrën se si Navalny vdiq të premten e kaluar në një koloni në Arktik.

Shërbimi i burgut më pas njoftoi se Navalny ra pa ndjenja pas ecjes dhe vdiq. Presidenti amerikan Joe Biden fajësoi presidentin rus Vladimir Putin.

Brenda burgut famëkeq rus ku vdiq Alexei Navalny
Lexo po ashtu Brenda burgut famëkeq rus ku vdiq Alexei Navalny

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë një gamë të gjerë sanksionesh, në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

“Çfarëdo historie që qeveria ruse zgjedh t’i tregojë botës, është e qartë se presidenti Putin dhe qeveria e tij janë përgjegjës për vdekjen e Navalny”, tha Kirby.

Kirby tha se ambasada e SHBA-së në Moskë po kërkonte më shumë informacion në lidhje me vdekjen e Navalny, “por është e vështirë të arrish në pikën ku mund të jesh i sigurt se çfarë do të thoshin rusët për vdekjen e tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori