Të premten seanca plenare e Kuvendit – këto janë pikat e rendit të ditës

Të premten do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq në rend dite do të jenë zgjedhja e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si dhe Projektligji për Byronë e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se në rend dite në seancën e së premtes do të jetë edhe vendimi i Qeverisë për dërgimin e forcave stabilizuese në Gaza.
“Ka një pajtim që seanca të ftohet të premten në orën 10:00. Do të trajtohen edhe propozimet për gjyqtarë të kushtetueses. Do të trajtohet projektligji për byronë dhe vendimi i qeverise për dërgimin e forcave stabilizuese në Gaza”, ka thënë Nagavci.
Nga
Telegrafi
9 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































