UBT ka përfunduar të gjitha përgatitjet për organizmin e Konferencës Ndërkombëtare më të madhe për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që do të fillojë punimet këtë të premte, më 26 tetor, me fillim nga ora 16:00, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan. Ndërsa, sesionet e konferencës do të nisin të shtunën, prej orës 09:00, në kampusin në Lipjan.
Edicioni i shtatë i kësaj konference, sivjet, për herë të parë do të mbledh në Kosovë afër 700 hulumtues shkencorë, prej të cilëve 233 janë ndërkombëtarë, e në tërësi do të prezantohen mbi 400 punime nga 15 fusha të ndryshme studimi. Kështu, pritet që numri i pjesëmarrësve të tërësishëm të arrijë në 1200 persona.
Pjesëmarrësit do të jenë nga 24 vende të ndryshme të botës dhe nga katër kontinente, përfshirë edhe hulumtues shkencorë nga vende që nuk kanë qenë më parë pjesë e kësaj konference apo edhe e ndonjë konference tjetër shkencore në Kosovë.
Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është që të bëjë të mundur shkëmbimin e njohurive dhe shkathtësive në mes hulumtuesve, profesorëve, studentëve të doktoraturës dhe ekspertëve të ndryshëm nga industria.
Për këtë arsye, konferenca do ta shtrijë aktivitetin në 15 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:
– Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
– Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri;
– Mekatronikë, Sisteme Inxhinierike dhe Robotikë
– Inxhinieri e Energjisë Efiçiente
– Sisteme të Informacionit dhe Siguri;
– Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;
– Inxhinieri e Ndërtimit, Infrastrukturë dhe Mjedis;
– Juridik;
– Shkenca Politike;
– Gazetari, Media dhe Komunikim;
– Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;
– Shkenca Mjekësore, Stomatologjike dhe Farmaceutike
– Dizajn i Integruar;
– Psikologji;
– Edukim dhe zhvillim.
UBT, përmes organizimit të konferencave shkencore, po jep kontribut të vazhdueshëm për zhvillimin e shkencës dhe të hulumtimit, duke u mundësuar profesorëve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme të prezantojnë rezultatet e punës së tyre shkencore, me ndikim në proceset akademike, por edhe me interes për publikun, në aspektin e ndjekës së trendëve të fundit të zhvillimit në të gjitha fushat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Kurti merr pjesë në ceremoninë e LGBTI "T’du qashtu qysh je": Liria për të dashuruar është e drejtë universale

Haradinaj: Ekziston një dyshim se Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit dëshiron ta ndajë Kosovën

Analizohen anët pozitive dhe negative nga shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë

Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova nga pasojat tjera

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen