LAJMI I FUNDIT:

Të papranuarit kërkojnë rritjen e numrit të studentëve në Mjekësinë e Përgjithshme në UP, dekanja thotë se nuk ka rritje të numrit në afatin e parë   

Të papranuarit kërkojnë rritjen e numrit të studentëve në Mjekësinë e Përgjithshme në UP, dekanja thotë se nuk ka rritje të numrit në afatin e parë   

Një grup nxënësish, të cilën kanë konkurruar për studime në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, po kërkojnë që të rritet për 50 vende numri i studentëve që pranohen në degën e Mjekësisë së Përgjithshme.

Më një kërkesë zyrtare ata i janë drejtuar institucioneve shtetërore, ku kanë kërkuar që nga 125 studentë të pranuar në studime për vitin akademik 2020-2021, të rritet numri në 175 studentë.


Përfaqësuesja e këtij grupi të aplikantëve, Jona Halimi ka thënë për Telegrafin se ata po kërkojnë që ky numër të rritet duke marrë parasysh se edhe gjatë viteve paraprake një gjë e tillë u është mundësuar kolegëve të tyre.

“Jemi rreth 50 studentë që po kërkojmë të shtohen edhe 50 vende për tu pranuar në Mjekësi të Përgjithshme. E kemi nis qe shtatë ditë këtë protestë, edhe jemi takuar me këshilltarët e ministrit të Arsimit, te Ministria e Shëndetësisë e kemi caktuar një takim, tek rektorati kemi shkuar, ndërsa te dekanati nuk po na e lënë një takim me fol”, tha Halimi për Telegrafin.

“Këshilltarët e ministrit të Arsimit kanë thënë se ata janë pro idesë, por thanë se pa dekanatin na nuk mundemi të bëjmë zgjidhje”, tha ajo.

Ndërkaq, sa i përket kësaj kërkese, dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se provimi pranues është organizuar konform konkursit publik dhe nuk mund të bëhet asnjë devijim nga konkursi.

“Konkursin për pranim të studentëve e ka shpallur Universiteti i Prishtinës bazuar në vendimin e Senatit ku janë përcaktuar numrat e studentëve konform vendimit të Këshillit Shtetëror për Cilësi, që përcaktojnë numrin e studentëve për program bazuar në rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar. Provimi pranues është organizuar konform konkursit publik dhe nuk mund të bëhet asnjë devijim nga konkursi”, tha ajo.

Ajo tha se provimi pranues ka përfunduar dhe se nuk ka rritje të numrit të studentëve të rinj.

“Rezultatet preliminare janë shpallur në ëebfaqe të Fakultetit dhe pas procesit të ankimimit janë shpallur edhe rezultatet përfundimtare. Provimi pranues për afatin e parë ka përfunduar dhe nuk ka asnjë rritje të numrit. Ndërkaq, për programet ku ka vende të lira do të rishpallet konkursi. Provimi pranues është organizuar me një transparencë të lart, të cilin e kanë monitoruar disa organizata si: BIRN, ORCA, dhe Admovere”, tha Manxhuka-Kërliu.

Dekanja tha se vitin e kaluar Ministri i Arsimit ka marrë vendim për të shtuar numrin e studentëve për Mjekësi të përgjithshme dhe Infermieri bazuar në kërkesën e Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë, Senatit të UP-së, Ministrit të Shëndetësisë dhe Bordit të SHSKUK-së.

“Këshilli Shtetëror për Cilësi nuk kishte aprovuar këtë kërkesë. Këtë vit, Senati bazuar në vendimin e Ministrit të Arsimit ka kërkuar numrin e studentëve sipas vendimit të KSHC-së për akreditimin e programeve gjegjëse”, tha ajo.

“Për Mjekësi të përgjithshme ekspertët ndërkombëtar kanë lejuar numrin prej 150 studentë”, tha ajo.

Ndryshe, edhe vitin e kaluar një grup nxënësish, të cilët kishin aplikuar në Fakultetin e Mjekësisë, protestuan atëherë para zyrës së KShC-së për shkak se kjo e fundit ka kundërshtuar vendimin e ministrit të atëhershëm të Arsimit, Shyqeri Bytyqi për rritjen e numrit të studentëve të rinj që do të pranoheshin në Fakultetin e Mjekësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori