LAJMI I FUNDIT:

Të paktën tetë të vdekur pas trazirave dhe plaçkitjeve të mëdha në Papua Guinean e Re

Të paktën tetë të vdekur pas trazirave dhe plaçkitjeve të mëdha në Papua Guinean e Re

Të paktën tetë persona kanë vdekur pas trazirave të mëdha që goditën kryeqytetin e Papua Guinesë së Re, Port Moresby.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dyqanet dhe makinat u dogjën dhe supermarketet u plaçkitën pasi policia hyri në grevë për një mosmarrëveshje pagash.


Mungesa e policisë të mërkurën inkurajoi njerëzit nga periferitë e qytetit të plaçkisnin dyqanet dhe të shkaktonin shkatërrim më të gjerë, thanë vendasit për BBC.

Këto pasojnë tensionet më të gjera në Papua Guinenë e Re mbi kostot në rritje dhe papunësinë e lartë.

Kryeministri James Marape iu drejtua kombit të enjten duke kërkuar falje për incidentin, por duke thënë se paligjshmëria nuk do të tolerohej.

Ndërsa shumica e dhunës ishte frenuar deri në mbrëmjen e së mërkurës, pasi ushtarët u vendosën dhe policia rifilloi detyrën, Marape pranoi se situata ishte “ende e tensionuar”. /Telegrafi/