LAJMI I FUNDIT:

Të paktën tetë emigrantë të mbytur në ishullin grek të Samos

Të paktën tetë emigrantë të mbytur në ishullin grek të Samos

Roja bregdetare e Greqisë ka gjetur trupat e pajetë të tetë emigrantëve – gjashtë të mitur dhe dy gra – të cilët u mbytën në ishullin Samos në Detin Egje, kanë njoftuar autoritetet.

Bëhet e ditur se policia greke gjeti 36 persona të tjerë të gjallë në pjesën veriore të Samos, ndërsa tre kishin mbetur të bllokuar në një zonë shkëmbore në ishull dhe u shpëtuan nga oficerët e Rojës bregdetare.

Aeroplanët dhe anijet ndihmuan në operacionin e kërkim-shpëtimit.


Sipas një zyrtari të Rojes bregdetare, autoritetet u alarmuan për incidentin nga një organizatë joqeveritare dhe vlerësojnë se rreth 50 persona ishin në bordin e anijes që i solli nga Samos, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Greqia ka qenë prej kohësh një portë e favorizuar në Evropë për migrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Më shumë se një milion kaluan nga Turqia në ishujt lindorë të Greqisë në vitet 2015-2016.

Deri më tani këtë vit, rreth 54,000 emigrantë kanë arritur në Greqi, numri i dytë më i madh në Evropën Jugore pas Italisë.

Shumica dërrmuese e tyre mbërritën nga deti, sipas të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Irani godet me raketë balistike spitalin në Izrael, publikohen pamjet e këtij sulmi

Irani godet me raketë balistike spitalin në Izrael, publikohen pamjet e këtij sulmi

Azia
Putin thotë se është gati të takohet me Zelenskyn nëse Perëndimi 'ndalon së shtyri' Ukrainën të luftojë

Putin thotë se është gati të takohet me Zelenskyn nëse Perëndimi 'ndalon së shtyri' Ukrainën të luftojë

Evropa
Dita e shtatë e sulmeve Iran-Izrael, minutë pas minute

Dita e shtatë e sulmeve Iran-Izrael, minutë pas minute

David Lammy do të marrë pjesë në bisedimet bërthamore me Iranin

David Lammy do të marrë pjesë në bisedimet bërthamore me Iranin

Azia
“Fluturimet e heshtura”: Çfarë aeroplanësh po lëviz Amerika drejt Lindjes së Mesme?

“Fluturimet e heshtura”: Çfarë aeroplanësh po lëviz Amerika drejt Lindjes së Mesme?

Botë
Zelensky i Ukrainës paralajmëron 'diplomacinë në krizë' pas largimit të parakohshëm të Trump nga G7

Zelensky i Ukrainës paralajmëron 'diplomacinë në krizë' pas largimit të parakohshëm të Trump nga G7

Botë
Kalo në kategori