LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 22 të vrarë në sulmet ajrore në Idlib të Sirisë

Të paktën 22 të vrarë në sulmet ajrore në Idlib të Sirisë

Të paktën 22 civilë, përfshirë disa fëmijë, janë vrarë në veri-perëndim të Sirisë ndërsa forcat ruse dhe qeveritare filluan një seri sulmesh ajrore, sipas mjekëve vullnetarë që veprojnë në zona të mbajtura nga rebelët.

Mbrojtja Civile Siriane, e njohur edhe si Helmetat e Bardha, tha se sulmet e ditës së martë synuan një duzinë qytete dhe fshatra në rrethin Maaret al-Numaan, provincën Idlib, duke bërë që civilët të largoheshin masivisht ndaj kampeve të zhvendosur brenda vendit pranë turqve në kufi, transmeton Telegrafi.


Ahmed Sheikho, një zëdhënës për Mbrojtjen Civile, i tha Al Jazeera se nëntë njerëz u vranë në qytetin Tal Mannis, gjashtë u vranë në Bidama dhe pesë të tjerë u vranë në Maasaran. Një person u vra në al-Kanayes, ndërsa një person tjetër u vra në Maar Shamshah, shtoi ai.

Ndër ata që humbën jetën në Bidama ishin një grua vullnetare e Helmetave të Bardhë dhe tre fëmijë, tha Sheikho.

Një treg në qytetin rural të Maasaran ishte gjithashtu i bombarduar, sipas Sheikho, i cili tha se dhjetëra njerëz ishin plagosur në të gjithë rajonin në sulmet dhe se operacionet e shpëtimit ishin duke vazhduar të martën në mbrëmje.

Videot e postuara në mediat sociale dhe të konfirmuara nga banorët treguan se ekuipazhet e urgjencës po tërhiqnin trupa të djegur përgjatë rrugëve të shpërndara në mbeturinat e Maasaran ndërsa vinin ambulancat.

Bombardimi filloi rreth orës 7 të mëngjesit me orën lokale, tha Abbadeh Zakrah, një vullnetar i Helmetave të Bardha me qendër në rrethin Maaret al-Numaan, për Al Jazeera.

Në prill, forcat e qeverisë siriane dhe aleatët e tyre filluan një sulm tokësor dhe ajror në veri-perëndim të Sirisë, territori i fundit i mbajtur nga rebelët në vend. Më shumë se 1.000 civilë janë vrarë, sipas Kombeve të Bashkuara, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur që prej fillimit të përshkallëzimit të situatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori