LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 10 të vdekur pasi një traget pasagjerësh u përfshi nga flakët në Filipine

Të paktën 10 të vdekur pasi një traget pasagjerësh u përfshi nga flakët në Filipine

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe rreth 230 u shpëtuan pasi një traget pasagjerësh u përfshi nga flakët në deti pranë provincës jugore të Filipineve të Basilan, tha një zyrtar i rojës bregdetare dhe punonjës të shpëtimit.

Nëntë persona të tjerë pësuan lëndime në zjarrin natën e së mërkurës që filloi në kabinën me ajër të kondicionuar, ka thënë Rejard Marfe, shefi i rojës bregdetare në Mindanao jugore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Fotografitë e shpërndara nga roja bregdetare treguan se si në drejtim të anijes MV Lady Mary Joy 3 po hidhej ujë, ndërsa pasagjerët e shpëtuar u sollën në breg.

MV Lady Mary Joy 3 po udhëtonte nga qyteti Zamboanga në ishullin Mindanao për në ishullin Jolo në provincën Sulu kur shpërtheu zjarri, duke bërë që pasagjerët të hidheshin jashtë, u tha gazetarëve një punonjës i urgjencës.

Guvernatori i Basilan, Jim Salliman tha se mund të ketë më shumë njerëz të zhdukur sepse numri i pasagjerëve në anije tejkaloi 205 të listuar.

“Ndoshta ka pasagjerë që nuk janë regjistruar”, tha ai.

Të mbijetuarit u dërguan në Zamboanga dhe Basilan ku të plagosurit morën trajtim për djegie, shtoi Salliman.

Nuk ishte e qartë se si filloi zjarri.

Nixon Alonzo, shefi i agjencisë së fatkeqësive në Basilan, tha se disa pasagjerë u hodhën në det kur shpërtheu zjarri.

“Disa nga viktimat janë nxjerrë nga anija dhe disa janë mbytur”, ka bërë të ditur ai. “Ka pasur shenja djegieje në disa prej viktimave”.

Roja bregdetare tha se do të ndihmojë në një hetim dhe vlerësim të sigurisë, si dhe do të kontrollojë për ndonjë shenjë të një derdhjeje nafte.

Filipinet, një arkipelag me më shumë se 7600 ishuj, ka një rekord të dobët për sigurinë detare, me anije shpesh të mbipopulluara dhe shumë anije të vjetruara ende në përdorim.

Në maj, të paktën shtatë persona vdiqën pas një zjarri në një traget me shpejtësi të lartë në Filipine që transportonte 134 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori