LAJMI I FUNDIT:

A do të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi dhe sa po merret politika e jashtme e Shqipërisë me çështjet e Kosovës – intervista e Edith Harxhit për Telegrafin

A do të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi dhe sa po merret politika e jashtme e Shqipërisë me çështjet e Kosovës – intervista e Edith Harxhit për Telegrafin

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi ka thënë të enjten se nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo sipas saj pasi Serbia nuk është e gatshme të nënshkruaj marrëveshje.

Harxhi në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu kanë zhvilluar një bisedë për dialogun Kosovë-Serbi, Propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve, për aspektet pozitive e negative të tij si dhe për pritshmëritë e fazës finale.


Ish zëvendësministrja e jashtme tha se pikat e Propozimit evropian i kanë disa aspekte problematike, kryesisht pika 10 e saj. Ajo tha se rolin e opozitës së Kosovës në këtë proces nuk e sheh si problem pasi siç tha ajo “opozita është në të drejtën e saj të thotë çfarë të dojë”.

Sipas saj, kryeministri Albin Kurti me partinë e tij kanë ardhur në pushtet me premtimin se “Zajednica” nuk do të kalojë.

E që sipas saj, këtë premtim Kurti nuk është duke e mbajtur.

“Në këtë rast unë nuk mendoj që opozita e Kosovës është kundër Asociacionit apo Planit franko-gjerman. Besoj që opozita e Kosovës është pro, madje ka qenë më shumë pro planit franko-gjerman dhe Asociacionit se sa Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje”.

Tutje ajo shtoi se Kurti para se të qeverisë kishte deklaruar se dialogu do të jetë pika e gjashtë e prioriteteve të tij, e tash siç u shpreh Harxhi Qeveria e Kosovës e ka vendosur në pikën 1 dhe 2.

Politikania shqiptare Harxhi potencon se nuk do të ketë marrëveshje dhe kjo jo për faj të Kosovës, por të Serbisë.

Edith Harxhi për Propozimin e BE-së: Nuk do të ketë marrëveshje finale, Vuçiq nuk do ta nënshkruajë atë
Lexo po ashtu Edith Harxhi për Propozimin e BE-së: Nuk do të ketë marrëveshje finale, Vuçiq nuk do ta nënshkruajë atë

“Nuk e besoj që do të ketë marrëveshje. Kjo jo për faj të Kosovës…. nuk mendoj që Vuçiq është i gatshëm që të nënshkruaj një marrëveshje të tillë pavarësisht presionit ndërkombëtarë”, theksoi ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë.

Sipas saj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po bën disa manovra këto ditë në shtetin e tij.

“Ai po bën disa manovra në Serbi këto ditë, madje është duke krijuar një parti të re. Mendoj që ai po rikonfiguron të djathtën në Serbi. Rikonfigurimi i të djathtës në Serbi do të thotë që ai nuk dëshiron që të jetë ai nënshkruesi i drejtpërdrejtë. Ndoshta ai do ta jap miratimin por që do ta nënshkruaj një dorë tjetër…”.

Harxhi theksoi se ajo që meriton Kosova pas 23 vitesh të përfundimit të luftës është zgjidhja finale që palët të njohin njëra-tjetrën.

Ish zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Harxhi thotë se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të merret me çështjet e Kosovës
Lexo po ashtu Harxhi thotë se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të merret me çështjet e Kosovës

Harxhi ka thënë se Kosova do ta marr konfirmimin për liberalizimin e vizave.

“Kosova do ta marrë më 1 janar të 2024 liberalizimin e vizave. Kjo në njëfarë mënyre do jetë karota që i jepet Kosovës. Dhe duke i dhënë këtë karotë, pastaj Bashkësia Ndërkombëtare do fillojë që t’i kërkoj favoret e tjera”, u shpreh Harxhi.

Ndërkaq, lidhur me aplikimin e Kosovës për në KiE, Harxhi tha se aspirata e madhe e Kosovës për Këshill të Evropës do të duhej të diskutohej ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Por për momentin pavarësisht dëshirës së madhe, Kosova vetëm mund të avancojë për aspiratën e saj për sa i përket Këshillit të Evropës. Ajo është diçka që do të duhet të diskutohet shumë ngushtë me ShBA-në”.

Mirëpo, Harxhi theksoi se kjo nuk do të ndodh shumë shpejt pasi Shqipëria nuk është në dispozicion që të mbështetës fuqishëm Kosovën në Këshill të Evropës.

“Politika e jashtme e Shqipërisë duhet të ketë vetëm një emër, emri i saj duhet të jetë çështja kombëtare. Çështja kombëtare tani është zgjidhja përfundimtare e Kosovës”, tha ndër të tjera për Telegrafin, ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edit Harxhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori