LAJMI I FUNDIT:

Harxhi thotë se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të merret me çështjet e Kosovës

Harxhi thotë se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të merret me çështjet e Kosovës

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi gjatë intervistës me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahun në “Përballje” në Telegrafi.com ka folur për pritjet e takimit të radhës që do të mbahet në Ohër ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Harxhi ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ketë një dialog teknik dhe jo politik, për sa kohë nuk vendos në tryezë, qeveria apo ekipi negociator që diskutimi duhet të jetë politikë.


Ajo po ashtu theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për momentin nuk shihet i gatshëm për nënshkrimin final mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj që ky është një nga problemet e Qeverisë Kurti, sepse e ktheu debatin, diskutimin, dialogun në çështje teknike, e do duhej të ishte mbajtur në nivel politik. Megjithatë kjo do të vazhdojë për sa kohë nuk do të kemi një nënshkrim final. Mund të kemi një nënshkrim nga një përfaqësues tjetër, por unë nuk mendoj që Vuçiqi është i gatshëm të bëjë diçka të tillë për momentin. Kjo do të zvarritet për disa muaj. Mendoj që Vuçiqi ka marr një mesazh të fortë për sa i përket barrikadave dhe problemeve të tjera, që ai nxjerr sa herë që ka konflikt të hapur apo debat të brendshëm, në lidhje me të ardhmen e dialogut, Kosovë-Serbi”, ka thënë ajo.

Edith Harxhi për Propozimin e BE-së: Nuk do të ketë marrëveshje finale, Vuçiq nuk do ta nënshkruajë atë
Lexo po ashtu Edith Harxhi për Propozimin e BE-së: Nuk do të ketë marrëveshje finale, Vuçiq nuk do ta nënshkruajë atë

Sipas saj marrëveshja që do të nënshkruhet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjen reciproke.

“Ai vet është në situatë të pafavorshme sa i përket forcave politike apo opozitës brenda në Serbi dhe natyrisht i frikësohet kësaj situate. Ka një situatë të palakueshme në të gjithë rajonin. Ka zgjedhje pothuajse në të gjitha vendet e rajonit dhe paqëndrueshmëri politike në Maqedoni e Veriut, në Shqipëri, në Mal të Zi që priten zgjedhje presidenciale dhe natyrisht kjo është në disfavor të nënshkrimit nga Vuçiqi. Gjithsesi shoh që kjo marrëveshje do të nënshkruhet, jo kjo, por duhet të jetë një marrëveshje që në startin e saj e ka marrëveshjen me njohje reciproke, sepse kjo nuk e ka njohjen reciproke”, tha Harxhi për Telegrafin.

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu

Harxhi ka thënë se Kosova do ta marr konfirmimin për liberalizimin e vizave.

“Pavarësisht që është luajtur me fjalë sovranitet, ulëse në OKB etj, këto janë lojëra që nuk u shkojnë përshtat situatës së Kosovës dhe Ballkanit. Ballkani kërkon një zgjidhje njëherë e përgjithmonë, nuk shkohet me fjalë e lojëra diplomatike duke u munduar të gjejnë përcaktime të këtij lloji.

Për këtë arsye unë shoh që kjo situatë do të vazhdojë përgjatë të këtij viti dhe Kosova do të fitojë. Më duket se sot është takimi i Komisionit Evropian, komisionarëve për të vendosur për fatin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Tashmë kemi një votim që është bërë në Parlamentin Evropian. Kosova do ta marrë më 1 janar të 2024 liberalizimin e vizave. Kjo në njëfarë mënyre do jetë karota që i jepet Kosovës. Dhe duke i dhënë këtë karotë, pastaj Bashkësia Ndërkombëtare do fillojë që t’i kërkoj favoret e tjera”, u shpreh Harxhi.

Por që sipas saj, aspirata e madhe e Kosovës për Këshill të Evropës do të duhej të diskutohej ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Por për momentin pavarësisht dëshirës së madhe, Kosova vetëm mund të avancojë për aspiratën e saj për sa i përket Këshillit të Evropës. Ajo është diçka që do të duhet të diskutohet shumë ngushtë me ShBA-në”.

Mirëpo, Harxhi theksoi se kjo nuk do të ndodh shumë shpejt pasi Shqipëria nuk është në dispozicion që të mbështetës fuqishëm Kosovën në Këshill të Evropës.

“Politika e jashtme e Shqipërisë duhet të ketë vetëm një emër, emri i saj duhet të jetë çështja kombëtare. Çështja kombëtare tani është zgjidhja përfundimtare e Kosovës”, tha ndër të tjera për Telegrafin, ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edit Harxhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori