LAJMI I FUNDIT:

Të moshuarit në Prishtinë të kënaqur pas marrjes së vaksinave antiCOVID-19

Të moshuarit në Prishtinë të kënaqur pas marrjes së vaksinave antiCOVID-19
Foto: Ilustrim

Vaksinimi antiCOVID-19 për personat mbi moshën 85 vjeç është duke vazhduar në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës, si dhe në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Telegrafi ka marr deklaratat e disa të moshuarve të cilët sot e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, e të cilët thanë se janë duke u ndjerë mirë si dhe janë të kënaqur.


Njëri nga të moshuarit ishte i shoqëruar nga djali i tij, i cili për Telegrafin tha se çdo gjë ka shkuar në mënyrë të rregullt në vaksinimin e babait të tij.

Ai tha se i kanë kryer të gjitha procedurat administrative dhe babai i tij është vaksinuar pa asnjë problem.

“Fillimisht kemi aplikuar elektronike, dje na kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë përmes telefonit, që sot e ka terminin ka në orën 10:00. Kemi ardhur këtu pa asnjë pengesë, i kemi kryer disa procedura të shkurta administrative. Është vaksinuar, ka pushuar pas vaksinimit dhe gjithçka është në rregull deri tash. Na kanë njoftu që ka edhe ekipe mobile që mund të vijnë edhe në shtëpi që ta kryejnë vaksinimin, mirëpo unë vet personalisht dhe baba s’kemi dashur ta bëjmë siklet atë punë dhe kemi ardhur deri këtu dhe s’ka qenë ngarkesë e madhe që të vijmë deri këtu”, ka thënë qytetari.

Ndërsa një tjetër e moshuar tha se pas marrjes së vaksinës është duke u ndjerë mirë.

“Jam 89 vjet. Injeksionin e mora, se nijta hiç, njëherë s’po nij kurrgjë e çka bëhet se di. Për vete e mora, kushdo që e merr le të vinë vet”, tha ajo.

Një tjetër i moshuar edhe pse nuk e ka pasur terminin për sot tha se është afruar në vendin ku po jepen vaksinat dhe ka pyetur nëse mund ta marr edhe ai vaksinën, për të cilën kërkesë mori përgjigje pozitive nga ana e mjekëve.

Ai thotë se është shumë falënderues, pasi çdo gjë ka shkuar në mënyrë të rregullt.

“Fal këshillave të ministrisë të gjitha kanë shkuar në rregull edhe informatat edhe vaksinat. Faleminderit që kanë pasur konsideratë ndaj të moshuarve, prandaj po më duket që është çdo gjë në rregull. Më kanë informuar që më datë 11 prill, mirëpo sot erdha meqë mosha ime duhet ta merr vaksinën më 11, mirëpo e pyeta nëse mund ta marr më pranuan menjëherë dhe i falënderoj”, tha i moshuari.

Edhe një tjetër i moshuar u shpreh se nuk ka pasur frikë në momentin e marrjes së vaksinës.

“Jam gëzuar për të rinjtë edhe për krejt dhe që një javë jemi shliru prej televizonit dhe manovrave dhe shyqyr mirë është. As nuk jam tut, as nuk më ka dhimt, çdo gjë mirë është”, tha ndër të tjera i moshuari për Telegrafin.

Kjo video është realizuar nga Korab Basha. /Telegrafi/

Dhënia e vaksinave antiCOVID-19 /Foto: Ridvan Slivova/
Dhënia e vaksinave antiCOVID-19 /Foto: Ridvan Slivova/
Dhënia e vaksinave antiCOVID-19 /Foto: Ridvan Slivova/
Dhënia e vaksinave antiCOVID-19 /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori