LAJMI I FUNDIT:

Të mirat e tij, dokrra n’hi…

Të mirat e tij, dokrra n’hi…
Ilustrim

Ilir Hoxholli

Po më thoni se Enveri pati të këqija dhe të mira? Do të thoja nëse Fuqitë e Mëdha do na përcaktonin pjesë të demokracive perëndimore a do ishim sot kështu?

Sot mund të ishim një Zvicër në Ballkan, e ndërsa Enveri ndërtoi bunkere, zhvilloi luftën e klasave, ndaloi besimin në Zot, pronën private, e imagjinoni dot bregdetin, qytetet nën kujdesin dhe frymën perëndimore? Do kishim liri, mirëqënie, do të kishim gjithçka.

Zhduku analfabetizmin, po, do ndodhte siç ka ndodhur kudo në demokracitë perëndimore të pasluftës, por do i kishim të gjithë ata intelektualë që i vrau, pse dinin më shumë se ai. I vrau e familjet ua internoi të gjithëve.

O njerëz, Enverin krahasojeni me liritë dhe mirëqenien e bllokut lindor, askush nuk e masakroi popullin e tij më shumë se ky diktator, askush nuk e mashtroi me pushtimin nga superfuqitë, thjesht ruajti karrigen e tij.

Ajo që ju duket bukur në atë kohë ishte se ishim të gjithë të varfër, nuk kishim lakmi dhe xhelozi mes mesh, përveç atyre që për pak karrierë masakruan fqinjin për një fjalë që nuk e tha, për pak pushime me mirë se të tjerët në kavalishence, burgosi farefisin, ua la fëmijët jetimë.

Ja ky ishte Enveri, e di që disave nuk do t’u pëlqejë ky shkrim, por atë që Zoti e ka mallkuar si Faraonin, unë nuk mund të ndjej asnjë pikë mirësie, fundja një “Zot” që vdes nuk është asgjë, ndaj mos m’i tregoni të mirat e tij, kur lotët e të afërmëve të viktimave nuk gjejnë varret të vendosin një tufë me lule, histori e mbushur me dhimbje e lot… Rrnoi At Zef Pllumbi për me tregue, po a ka kush me lexue…

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori