LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën në Mitrovicë hapet ekspozita “Dhuna nuk fshehët brenda mureve”

Të mërkurën në Mitrovicë hapet ekspozita “Dhuna nuk fshehët brenda mureve”

Të mërkurën në Mitrovicë do të hapet ekspozita “Dhuna nuk fshehët brenda mureve”.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në komunikatën dërguar mediave thuhet se ekspozita do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në 16:00 te Sheshi “Isa Boletini” në Mitrovicë , transmeton Telegrafi.


“Kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje. Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në reagim thuhet se, “mjerisht, në shoqërinë tonë personat që përjetojnë dhunë në familje akoma fshehën brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”.

“Vetëm gjatë vitit 2022 kemi pasur 2764 raste të dhunës ndaj grave të raportuara në policinë e Kosovës. Gjithashtu që nga viti 2010 deri në vitin 2022 janë 50 gra të vrara nga burrat. Prandaj, është tejet e rëndësishme që kjo ekspozitë të organizohet dhe të njoftohen qytetarët për përgjegjësitë që institucionet kanë ndaj tyre”, theksohet në komunikatën e Rrjetit të Grave të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori