Elbasani është “kryeqyteti” i Ditës së Verës, dhe festimet kanë nisur prej disa ditësh duke kulmuar këtë të mërkurë. Policia e qarkut ka bërë të ditur masat që janë ndërmarrë për 14 mars si dhe rrugët që do të bllokohen.
Të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan, prej të martës të kalojnë në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive, si dhe do të mbërrijnë dhe forcat e FNSH.
Policia Rrugore do të kontrollojë të gjitha akset me qëllim për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve gjatë zhvillimit të aktiviteteve. Në këtë plan masash do të angazhohen 321 forca policie nga Elbasani dhe FNSH Tiranë.
Rrugët që do të bllokhen në Elbasan:
1. Në orën 07:00 të datës 14.03.2018 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek 1 Maji dhe nuk do të lejohen parkimet e mjeteve nga “Rrethrrotullimi i luleve – Bashkia”
2. Nga stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.
3. Më datë 14.03.2018 mjetet e tonazhit të rëndë të evitojnë lëvizjen në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.
Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjëndje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThemelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Plagosen dy persona në Ferizaj
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë