LAJMI I FUNDIT:

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ende kërkojnë drejtësi

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ende kërkojnë drejtësi

Tmerri që kishte përjetuar gjatë vitit 1999, Shyhrete Tahiri-Sylejmanit, i qëndron edhe më tutje para syve. Tahiri – Sylejmani, e cila para 3 viteve dorëzoi kallëzim penal, për dhunën seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës, ka thënë se asnjëherë nuk iu shuan shpresat që një ditë do të ketë drejtësi. Ndërsa, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kanë thënë se edhe më tutje, institucionet nuk janë duke bërë aq sa duhet për zbardhjen e këtyre krimeve.

Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur Shyrete Tahiri – Sylejmani ka përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, por ajo ende i ka të freskëta kujtimet e hidhura.


E mbijetuara e dhunimit, përkundër që tash e disa vite ka nisur një jetë të re, kujtimet e trishta të vitit 1999 e ndjekin gjithmonë nga pas.

“Është një dhimbje në vete që kurrë nuk largohet e që vetëm mësohesh me jetua me të. Më kujtohet vetëm një rast, një moment, kur i dëgjoja vajzat duke qarë edhe kam menduar, o Zot kisha dashtë që ato t’i kishin mbytur para dhe t’i kisha pa që më kishin mbytur edhe mua”, ka thënë Shyhrete Tahiri- Sylejmani, e mbijetuar e dhunës seksuale.

Ka rreth 3 vite që ajo ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, kallëzim penal për torturën që ka përjetuar gjatë luftës.

Ajo tregon se para disa javë së bashku me Prokurorinë kanë shkuar në vendin, se ku ishte dhunuar para fëmijëve të saj.

“Para disa jave kemi qenë të vendi i ngjarjes kështu që tash janë duke e kërkuar më gjerësisht me kërkuar kush ka jetuar në atë zonë më herët. Shumë është e vështirë, mu rikthye lufta edhe njëherë se u kanë shumë e keqe ajo”, ka thënë Tahiri- Sylejmani.

Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve të vogla, Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka thënë se edhe më tutje institucionet, vazhdojnë të mos bëjnë mjaftueshëm për të ofruar drejtësi për këto viktima.

“Sa i përket drejtësisë, fatkeqësisht këto krime mbesin të pandëshkuara, dhe për faktin që mbesin të pandëshkuara paraqet shqetësim të madh te grupi dhe jo vetëm te personat direkt që e kanë mbijetuar krimin, por edhe familjarë të tyre”, ka thënë Rushiti nga QKRMT.

Rushti ka treguar se 23 raste të dhunimeve, kanë shkuar në duar të institucioneve nga qendra e tyre, derisa ka thënë se në disa raste janë identifikuar edhe personat që dyshohet se kanë kryer këto krime.

Për numrin e lëndëve që kanë të bëjnë me rastet e dhunimeve seksuale gjatë luftës dhe për kallëzimin penal që ka dorëzuar Tahiri- Sylejmani, nuk janë përgjigjur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila tash e 7 vite ka kompetencat për zbardhjen e krimeve të luftës.

Derisa ditë më parë, prokurorja Drita Hajdari, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka drejtuar kritika për EULEX-in, e UNMIK-un për mos punën e bërë në drejtim të zbardhjes së krimeve seksuale të ndodhura gjatë luftës.

Në Kosovë konsiderohet se 20 mijë persona kanë qenë të dhunuar gjatë luftës, prej tyre shumica gra dhe vajza./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori