LAJMI I FUNDIT:

Të martën votojnë 69 persona të sëmurë dhe të paaftë në Tetovë

Të martën votojnë 69 persona të sëmurë dhe të paaftë në Tetovë

Në ndërkohë, 69 persona të sëmurë dhe të paaftë janë paraqitur për votim në kushte shtëpiake në Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë. Të njëjtit do të mund të votojnë një ditë para zgjedhjeve, respektivisht më 23 prill.

Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë tashmë është kompletuar dhe po zhvillon përgatitjet e fundit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahet më 24 prill, ditën e mërkurë. Ky komision, deri para një kohe nuk kishte kryetar dhe zëvendëskryetar, ndërsa së fundmi është kompletuar dhe tashmë zhvillohen përgatitjet për mbajtjen e procesit zgjedhor pa probleme.


Nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë theksojnë se deri më tash janë kompletuar edhe këshillat vendore që do të realizojnë procesin zgjedhor, ndërsa anëtarët e këshillave janë duke u trajnuar nga trajnues të certifikuar.

“Pasi që një kohë të gjatë kemi pasur mungesë të kryetarit dhe të zëvendëskryetarit të Komisionit komunal Zgjedhor, mirëpo edhe ajo problematikë u zgjodh nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Kemi qenë të angazhuar në revidimin e kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave zgjedhore, sidomos të atyre që janë pensionuar ose për shkaqe shëndetësore janë tërhequr nga ana e këshillave zgjedhore dhe të njëjtit janë zëvendësuar. Poashtu kemi qenë në kujdestari të vazhdueshme për të pranuar edhe anëtarët e propozuar nga ana e partive politike. Në ndërkohë rrjedhë edhe trajnimi i anëtarëve të këshillave zgjedhore, kurse prej datës 10 prill e deri më 19 prill zgjat trajnimi I anëtarëve, trajnim ky që realizohet nga ana e KSHZ-së me trajnues të certifikuar”, deklaroi Nazmi Dauti, nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë.

Në ndërkohë, 69 persona të sëmurë dhe pamundur janë paraqitur për votim në kushte shtëpiake në Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë. Të njëjtit do të mund të votojnë një ditë para zgjedhjeve, respektivisht më 23 prill ku një komision prej KKZ-së do të shkojë në shtëpitë e tyre për të votuar. “Deri në orën 24 të 16 prillit, Komisioni Komunal Zgjedhor ka qenë në kujdestari, për pranimin e kërkesave nga personat e sëmurë dhe të paaftë të cilët kërkojnë që të drejtën e tyre që të realizojnë të drejtën e votës një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në kushte shtëpiake”, tha Dauti. Poashtu të drejtën e tyre do të mund ta realizojnë edhe të burgosurit në burgun e Tetovës një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Në ndërkohë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë ka arritur edhe materiali udhëzues për organizimin e zgjedhjeve. Komuna e Tetovës, sipas Njësisë Rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ka 117 vendvotime.(koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori