LAJMI I FUNDIT:

Të lidhur për litarë, dy punëtorët në Kinë lëkunden nga erërat e forta

Të lidhur për litarë, dy punëtorët në Kinë lëkunden nga erërat e forta

Ky është momenti tronditës kur dy punëtorë në Kinë u lëkundën nga era derisa po punonin për një projekt.

Sipas The Mirror, përcjell Telegrafi, ngjarja e cila ndodhi në qytetin Wuzhou të Kinës, tregon se si dy punëtorët që ishin të lidhur me litarë qëndronin në ajër disa metra larg tokës.

Ndërkohë, faqja e lajmeve Baidu, raportoi se të dy punëtorët po kryenin një projekt të ndriçimit të murit të jashtëm kur moti mori një kthesë për të keq.

Erërat e forta lëkundën punëtorët nga pozicioni i tyre në ndërtesë, derisa ata po lëviznin me litarët e tyre të sigurisë, para se të përplaseshin në një dritare. Për të parë videon klikoni këtu.

Pas kësaj, njëri nga punëtorët arrin të kapet për nga ballkoni i një apartamenti, kjo i lejon që të dy më pas të jenë në pozicion të qëndrueshëm si dhe të hyjnë brenda ndërtesës.

Të dy burrat hynë brenda në mënyrë të sigurt dhe nuk pësuan lëndime. /Telegrafi/