LAJMI I FUNDIT:

Të kthyerit nga Siria nuk paraqesin rrezik për sigurinë në vend, shteti t’u ofrojë kujdes maksimal

Të kthyerit nga Siria nuk paraqesin rrezik për sigurinë në vend, shteti t’u ofrojë kujdes maksimal
(Foto: Chris McGrath/Getty Images/Guliver)

Mbrëmjen e së premtes nga Siria në Kosovë u kthyen 110 kosovarë, mes të cilëve 106 gra e fëmijë dhe katër luftëtarë që dyshohet se u ishin bashkuar grupeve terroriste.

Kthimi i tyre u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Kthehen 110 kosovarë, 87 mbesin ende në Siri (Video)
Lexo po ashtu Kthehen 110 kosovarë, 87 mbesin ende në Siri (Video)

Përpos katër luftëtarëve që po mbahen në paraburgim, gratë dhe fëmijët u dërguan në ish-bazën ushtarake në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Njohës të sigurisë dhe rrethanave politike vlerësojnë se kthimi i tyre nuk paraqet rrezik për sigurinë në vend, dhe se shteti duhet t’u ofrojë kujdes maksimal.

“Një nga veprimet më të mira dhe më humane të institucioneve të shtetit të Kosovës, që kanë ndërmarr për kthimin e fëmijëve dhe grave të pafajshëm të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në Siri.  Me vetë faktin që ata janë paraqit në mënyrë vullnetare që të kthehen në vendin tonë, sado që kanë marrë pjesë në ato luftime, ku disa prej tyre kanë deklaruar se kanë qëndruar në burgjet siriane për shkak se kanë dashur të kthehen në vendin e tyre, e kanë kuptuar peshën e gabimit që kanë bërë duke shkuar atje. Mendoj se ata që janë kthyer nga Siria, nuk paraqesin rrezik permanent për sigurinë e vendit tonë, sado që shteti duhet t;i mbajë nën kontroll të dyshuarit”, ka thënë për Telegrafin, Avni Islami njohës i çështjeve të sigurisë.

Islami ka shtuar se të kthyerit nga Siria, do të përpiqen maksimalisht që të risocializohen, dhe se shteti dhe organet e sigurisë duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i përcjellin vazhdimisht.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe analisti Imer Mushkolaj. Ai shprehet se situata më problematike paraqitet me ata persona të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri.

“Institucionet shtetërore duhet të jenë shumë të kujdesshme. Për gratë dhe fëmijët do të jetë problem riintegrimi dhe risocializimi i tyre, kurse më problematike është situata me ish luftëtarët.

Ata kanë qenë pjesë e një konflikti dhe janë udhëhequr nga një ideologji. Kujdesi mbi ta duhet të jetë maksimal”, tha Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të kthyerve nga Siria, të dyshuarit për pjesëmarrje në organizata terroriste
Lexo po ashtu Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të kthyerve nga Siria, të dyshuarit për pjesëmarrje në organizata terroriste

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se të premten se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët, ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.

E ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  tha se Kosova me ndihmën e Amerikës ka kthyer dhjetëra qytetarë nga zonat e luftës. Ai shtoi se të njëjtit kanë përjetuar periudhë traumatike, ndërsa shteti do të merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

“Gra e fëmijë kemi arritur t’i nxjerrim nga zonat e konfliktit, që janë shfrytëzuar dhe u është mohuar e ardhmja. Gratë dhe fëmijët meritojnë rehabilitim, e fëmijët e kanë vendin në shkolla. Kanë përjetuar periudhë të rëndë traumatike”, tha Tahiri.

Ndryshe, Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori