Djegia e mandateve të deputetit fut në krizë politike, kushtetuese dhe shoqërore Shqipërinë. Parlamenti nuk mund të punojë vetëm me mazhorancën si në kohën e diktaturës komuniste, prandaj shtrohet kërkesa për gjetjen e një zgjidhje politike me krijimin e një qeverie tranzitore e cila të pranohet nga PS-PD-LSI, natyrisht me një kryeministër tjetër.
Kjo qeveri e re e kërkuar nga opozita, e cila dorëzoi mandatet e deputetit, do ketë funksione kryesore: zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe vendore në një ditë si dhe plotësimin e krejt kritereve për në BE që të pranohet Shqipëria si vend kandidat. Brukseli synon që në qershor të pranojë Maqedoninë dhe Shqipërinë në një ditë.
Maqedonia i plotësoi kushtet, ndërsa Shqipëria ka shumë probleme, prandaj prioritet i qeverisë tranzitore do jetë integrimi i vendit në BE. Kushti më kryesor i opozitës mbetet largimi i Edi Ramës si kryeministër, ndaj PS-ja do jetë e detyruar të hyjë në bisedime për gjetjen e një emri konsensual për kryeministër të kësaj qeverie të re.
PS-ja dhe Rama mund të jap plotë emra, por rëndësi ka që opozita ta pranojë emrin e kryeministrit. Ndaj kanë filluar të qarkullojnë nëpër koridore politike se opozita mund të pranojë njerin nga këto emra për kryeministër: Pandeli Majkon, Anastas Angjelin, Ditmir Bushatin, Erjon Braçe, Mimi Kodhelin, Olta Xhaçkën ose Ogerta Manastirliu.
Burime nga PS thonë se Rama mund të insistojë për Erion Veliaj si kryeministër ose Anila Denaj.Mësohet se opozita insiston për një kryeministër jashtë radhëve politike dhe të ketë konsensus nga të gjitha forcat kryesore politike. Pra një person me integritet dhe profesionist që do të mund të drejtojë qeverinë tranzitore për ti dhënë Shqipërisë një palë zgjedhje korrekte dhe të gjithëpranuara. /Koha Jone/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj