LAJMI I FUNDIT:

A do të ketë sanksione ndaj Serbisë? Përgjigjen Von der Leyen dhe Scholz

A do të ketë sanksione ndaj Serbisë? Përgjigjen Von der Leyen dhe Scholz

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz përsëritën qëndrimin e BE-së, duke dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator

E pyetur nga mediat lidhur me qëndrimin që do të mbajë BE ndaj agresion serb në Veri, Von der Leyen theksoi se BE ka kërkuar një hetim të hollësishëm lidhur me atë që ndodhi në 24 shtator dhe vetëm pas rezultatit të këtyre hetimeve do dalë me një vendim për Serbinë.


Të njëjtën gjë theksoi edhe kancelari gjerman teksa shtoi se sulmi ndaj forcave të policisë së Kosovës është diçka që BE dhe Gjermania nuk e pranojnë.

“Nuk do t’i shtoj shumë asaj që tha Ursula; e dënojmë sulmin ndaj forcave të policisë së Kosovës. Është diçka që nuk do ta pranojmë dhe është e qartë se vendet e BE dhe Gjermania nuk pranojnë një gjë të tillë. Kërkojmë hetime intensive nga autoritetet e Kosovës dhe një bashkëpunim të autoriteteve serbe për këto hetime”, tha Scholz.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka deklaruar se një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

Kryeministri ka shtuar se qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku.

“Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në proces”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori