LAJMI I FUNDIT:

Të kapësh peshkun brenda shtëpisë! (Video)

Të kapësh peshkun brenda shtëpisë! (Video)

Një burrë në Houston të Teksasit, mendoi të nxirrte diçka të mirë nga përmbytja e shtëpisë së tij, pas kalimit të uraganit “Harvey”, duke ndezur të qeshurat pa fund të të bijës, duke u zhytur në ujë për të kapur një peshk, që notonte brenda dhomës së tij të ndenjes.

Saul Saldana filmohej nga vajza e tij Viviana, e cila më pas postoi imazhet në mediat sociale.


Në pamje, Saul shihej teksa kridhej në ujë, disa herë, në përpjekje për të kapur peshkun, që kishte hyrë brenda kur familja kishte hapur derën e pasme në përpjekje për të nxjerrë ujin nga shtëpia e përmbytur.

Pavarësisht të qeshurave në shtëpinë Saldana, në zona të tjera të Houstonit, situata ishte më serioze,t transmeton tch.

Autoritetet kanë thënë se kjo situatë e krijuar është e paprecedentë dhe shërbimi kombëtar i motit ka paralajmëruar se më e keqja, nuk ka ardhur ende.

Në trend Fun

Më shumë
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Meteori ndriçon qiellin mbi Portugali, dëshmitarët publikojnë video të ndryshme

Meteori ndriçon qiellin mbi Portugali, dëshmitarët publikojnë video të ndryshme

Interesante
Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër

Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër

Interesante
Kalo në kategori