Nëse më në fund keni marrë vendimin e rëndësishëm të jetoni vetëm, ka disa këshilla që duhet t’i ndiqni
Kjo përvojë duket kaq emocionuese, por ka edhe pakëz doza nervozizmi brenda, sidomos kur nuk e keni përjetuar më parë si eksperiencë dhe jeni pa përvojë.
Disa sugjerime janë:
1. Bëni një buxhet
Edhe nëse jeni mësuar të menaxhoni financat tuaja, kostot mund të grumbullohen kur jetoni vetëm. Krijoni një buxhet realist për të gjitha shpenzimet tuaja që mund të përfshijë edhe blerjen e mobilieve të përdorura apo marrjen e pasword-it të Netflix-it nga vëllai apo motra juaj. Një kosto më pak apo jo?
2. Krijoni një listë me numrat më të rëndësishëm
Në vend që të kërkoni gjithë kohës në google, krijoni në telefon një listë me numrat më të rëndësishëm për ju, që mund të jetë pronari i shtëpisë, një numër spitali, farmaci që keni aty afër etj.
3. Jini të sjellshëm me fqinjët tuaj
Ruajtja e një ekuilibri në raportin me fqinjët ju ndihmon kur mund të jeni larg shtëpisë dhe fqinji/a mund t’ju ujisë lulet apo t’ju ndihmojë me hapjen e derës kur mbeteni jashtë.
4. Zbukuroni ambientin me gjëra që ju bëjnë të lumtur
Mund të jetë një foto familjare, një objekt nga shtëpia e prindërve apo një pikturë si dhuratë nga i/e dashura…Thjesht, kujdesuni që të krijoni një ambient të qetë dhe të lumtur me gjëra që ju japin ndjesinë e kujtimeve të lezetshme.
5. Mbani gjërat pastër
Një hapësirë e pastër është një hapësirë e lumtur, ndaj rezistojini tundimit për t’i lënë enët pa larë deri nesër apo pa sistemuar rrobat. Para se të shkoni në shtrat çdo natë, pesë minuta një kalim i shpejtë sistemi në shtëpi nuk është asnjëherë tepër.
6. Qëndroni të sigurt
Të jetosh vetëm është e mrekullueshme. Por nëse nuk e keni bërë kurrë më parë, për të shuar çdo frikë, vendosni pajisje sigurie, kyçni derën etj.
7. Furnizoni shtëpinë me elementet e ndihmës së shpejtë
Një kuti me ilaçe, me dezinfektues për plagët apo termometër janë vetëm disa nga gjërat që ju duhen sa herë jetoni vetëm.
8. Praktikoni artin e gatimit për një person
Çelësi është të planifikoni që nga blerja e produkteve te mënyra e të gatuarit në sasi të vogël dhe vetëm për një person, në mënyrë që asnjë gramë ushqim të mos përfundojë në kosh.
9. Takoni miqtë dhe njerëzit e familjes
Fakti që jetoni vetëm, nuk do të thotë të harroni njerëzit e tjerë nga familja te shoqëria. Programoni ditë të caktuara gjatë javës apo në fundjavë, një drekë jashtë qytetit, një kafe në një ambient të ri dhe do e shihni që do ndiheni shumë mirë me veten, citon Anabel.
10. Shijojeni të jetuarit vetëm
Pavarësisht sa zgjat, ju mund të mos keni më shans të jetoni vetëm, pasi mund të martoheni, të krijoni familje ose të riktheheni te prindërit për shkak të vështirësive. Ndaj, për aq sa zgjat thjesht shijojeni si përvojë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj

Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t’i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë
Do të befasoheni: Cila formë e fytyrës së femrës i josh më së shumti meshkujt?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Shkencëtarët thonë se njerëzit që shajnë shumë, në të vërtetë janë miq më të mirë
A tradhton një mashkull Bricjap? Ç'mund të bëni për ta parandaluar
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri