LAJMI I FUNDIT:

Të infektuar edhe me AIDS e hepatit, ata po presin të kthehen në vendet e tyre – detaje rrëqethëse mbi burgun e stërmbushur në Siri, ku po mbahen mijëra “xhihadistë të ISIS-it”

Të infektuar edhe me AIDS e hepatit, ata po presin të kthehen në vendet e tyre – detaje rrëqethëse mbi burgun e stërmbushur në Siri, ku po mbahen mijëra “xhihadistë të ISIS-it”

Pas derës së çelikut, qelia është e mbushur me të burgosur në xhupa portokalli të shtrirë “kokë më këmbë”, që mbulojnë çdo pëllëmbë të hapësirës në dysheme.

Një ekipi të AFP-së iu dha qasje e rrallë në një nga objektet e mbushur me njerëz në verilindje të Sirisë, ku forcat kurde po mbajnë të dyshuarit e grupit të Shtetit Islamik (ISIS), përcjell Telegrafi.


Ndërsa një ofensivë turke e nisur kundër forcave kurde në fillim të këtij muaji ka krijuar kaos në zonë, sa të forta do të jenë dyert e tilla është një pyetje që e mban botën në ankth.

Burrat u futën në burgje të fortifikuara siç është ai në Hasakeh nga dhjetëra vende që nuk i duan ata të lirë – por nuk duan as t’i kthehen në vendet e tyre, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.

Me 5000 të burgosur – sirianë, irakianë, por edhe britanikë, francezë, gjermanë dhe jo vetëm – burgu është i stërmbushur nga ish luftëtarë xhihadistë ndërkombëtarë të ISIS-it.

Grupi akuzohet se ka kryer mizori të gjera në territorin që dikur kontrollohej në Irak dhe Siri, përfshirë ekzekutime masive, përdhunime, skllavërime dhe tortura, shumica të cilat u filmuan për propagandë.

“Dua të largohem nga burgu dhe të kthehem në shtëpi te familja ime”, thotë Aseel Mathan, 22 vjeç.

Një djalë i ri u largua nga Uellsi i tij i lindjes kur ishte ende 17 vjeç, për t’u bashkuar me vëllain e tij në Mosul, qyteti verior i Irakut, ku lindi “Kalifati”.

Kur vëllai i tij u vra, ai u zhvendos përtej kufirit sirian në Raqa, qendra tjetër kryesore e Shtetit Islamik.

“Unë dua të kthehem në Britani”, tha Mathan, duke shtuar se ai dëshironte të mos i ishte përgjigjur thirrjes të lëshuar në 2014 nga Abu Bakr al-Baghdadi, i cili sipas SHBA-së u vra disa orë pasi uellsiani i ri foli për AFP.

Ndërkohë një djalë nëntë vjeçar nga Azia qendrore, me emrin Khaled, nxjerr kokën për të parë se kush mund të jetë vizitori, duke buzëqeshur me rojën që i kërkon të qetësojë shokët e tij të zjarrtë.

Por çfarë është gjithashtu shqetësuese, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi, është fakti se gati një e treta e popullsisë së burgut është e sëmurë dhe ka nevojë për trajtim për një larmi plagësh dhe gjendje që përfshijnë Hepatitin dhe SIDA-n.

Vetëm rreth 300 prej tyre mund të kalojnë natën në repartin mjekësor, mes tyre Aballah Nooman, një belg 24-vjeçar që heq bluzën e tij për të treguar një plagë të hapur.

“Organet e mia po derdhen”, thotë ai, duke sqaruar se ishte plagosur nga një shok xhihadist i cili aksidentalisht e qëlloi ndërsa po pastronte armën.

Disa nga të arrestuarit janë adoleshentë dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë nën diell as një herë në muaj apo më shumë.

Dyshekët e tyre mbivendosen për të mbuluar dyshemenë e ftohtë ndërsa një erë e keqe vjen nga reparti mjekësor aty pranë, ku vizitorëve u jepen maska kirurgjikale në derë.

Ata praktikisht nuk kanë njohuri për atë që po ndodh jashtë, ditët e tyre maten nga pesë lutjet e përditshme të myslimanëve.

Të burgosurit nuk kanë dëgjuar që të dielën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi vdekjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, në një sulm amerikan në veri-perëndim të Sirisë.

“Ata nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme”, thotë guvernatori i burgut, i cili dha emrin e tij si Serhat dhe kërkoi që të mos tregohej vendndodhja e saktë e objektit.

Shumë prej të burgosurve atje janë të gjithë lëkurë dhe kocka. Ata më me fat kanë një shtrat për t’u shtrirë, por shumica e tyre vetëm ulen direkt në dysheme.

Klinika e burgut është po aq e mbushur me njerëz sa qelitë e tjera ndërkohë që një burrë i thinjur me patericë bën me përpikëri rrugën e tij nëpër turmën fantazmë.

Po sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, gjendja e të plagosurve flet për intensitetin e luftimeve që çuan në humbjen e fundit territoriale të ISIS-it në duart e luftëtarëve të udhëhequr nga kurdët e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetur nga SHBA.

Ai gjithashtu zbulon kushtet e rënda të përjetuara nga banorët e fundit të ‘Kalifatit’ të xhihadistëve kur bëri “qëndrimin e fundit” në rrethin Baghouz, 200 kilometra (125 milje) në jug.

Autoritetet kurde thonë se më shumë se 50 kombësi janë të përfaqësuar në burgjet e drejtuara nga kurdët ku mbahen tani më shumë se 12,000 të dyshuar për pjesëtarë të ISIS-it.

Jo të gjithë luftëtarët e ISIS-it u kapën nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Kurdët dhe SHBA në ditët e “vdekjes së Kalifatit” dhe grupi xhihadist ka vazhduar të sulmojë armiqtë e tij përmes qelizave klandestine që bredhin në rajon.

Ndonjë ditë, thotë guvernatori Serhat, xhihadistët e arratisur ‘vijnë pranë burgut dhe hapin zjarr, si një mënyrë për t’u thënë të burgosurve se ata janë akoma atje’.

Dhe çështja që është preokupim është fakti se nga Franca në Tunizi, shumë prej vendeve me origjinë të të burgosurve nuk kanë dëshirë t’i riatdhesojnë ata, nga frika e një reagimi publik në vendet e tyre.

Me mbështetjen e aleatit të tyre kryesor të SHBA-së më të paparashikueshëm se kurrë, dhe nën presionin e vazhdueshëm nga Turqia, administrata autonome e Kurdëve të Sirisë mezi mund ta mbrojë veten, e lëre të arrestojë të huaj.

Forcat kurde kanë paralajmëruar vazhdimisht se një “pushtim turk” – i cili u bë realitet në 9 tetor – mund të rezultojë në prishje masive të burgut që do të çlironin disa nga terroristët më fanatikë në botë në rajon, dhe më gjerë.

Në këtë drejtim, siipas një zyrtari të lartë amerikan, më shumë se 100 të tillë tanimë janë shpërthyer. Por askush nga ky burg nuk është larguar, thotë Serhat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori