Gjyqi ndaj El Chapo-s (Joaquin Guzman) pritet të nisë të hënën në Brooklyn. Ai akuzohet për të qenin “El Chapo”, pikërisht ashtu siç e njeh e gjithë bota, ndryshe nga një fermer i thjeshtë, siç pretendon ai të jetë, apo një ushtar i rëndomtë i kartelit të Sinaloas.
Mes 17 akuzave të ngritura ndaj tij përfshihen edhe “komplot për vrasje”, “trafik lëndësh narkotike” dhe “pastrim parash”. Bota do të jetë sy e veshë nga Nju Jorku, por procedurat do të zhvillohen në mënyrën më sekrete të mundshme për autoritetet.
Aq në fshehtësi, saqë në fakt, edhe në këtë fazë të vonshme, askush nuk di të thotë sesi do të mund të transportohet El Chapo drejt gjykatës dhe sërish në qeli, apo nëse do të duhet që për të, të mbyllet ura e Brooklyn gjatë orëve të pikut të lëivzjes për muaj me radhë sa do të zgjasë gjykimi.
Bosi i akuzuar i drogës, emri i të cilit është Joaquin Guzman, u dërgua në Nju Jork në fillim të vitit 2017. Ai ia kishte dalë mbanë dy herë të arratisej nga burgjet në të kaluarën: një herë duke u fshehur në një karrocë rrobash të palara (ose të paktën kështu thuhet) dhe një tjetër herë duke shfrytëzuar një tunel për të dalë nga qelia, dhe që të dyja herët ka pasur një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe çuditërisht edhe simpatinë e rojeve të burgjeve.
“Thënë të vërtetën, – shkruanin prokurorët federalë në një memo pasi morën në dorëzim atë, – është vështirë të imagjinosh një person me rrezikshmëri më të madhe për t’i shpëtuar ndjekjes penale”.
Gjëja më e qartë ka qenë se asnjë burg i zakonshëm nuk bënte për të. Kështu që Guzman u dërgua në Qendrën Korrektuese Metropolitane (MCC), ngjitur me Bashkinë e Manhattanit. Ai është një prej qendrave të paraburgimit më të sigurta në Amerikë, i njohur edhe si “Little Gitmo”. Emra të tjerë që janë dërguar atje, mund të përmenden krimineli John Gotti Sr. dhe një ndihmës i Osama bin Ladenit.
Në efekt anësor është fakti se për 19 muajt e fundit, secila nga paraqitjet e tij në gjykatë ka kërkuar mbylljen e urës së Brooklynit për qytetarët, në mënyrë që dhjetëra makina policie dhe emergjencash të mund të shoqëronin atë në vajtje e kthim. Avokatët e tij thonë se, spektakli i dhuruar dhe vonesat në trafik që shkaktohen prej tij, me shumë gjasë do të bëjnë që gjykatësit të “derdhin vrer” ndaj të akuzuarit.
Një mundësi tjetër është që El Chapo të shoqërohet me helikopter, siç ka sugjeruar “Neë York Times”. Por, “helipadi” (vendi i zbritjes së helikopterëve) më i afërt është thuajse një kilometër larg sallës gjyqësore. Në anën tjetër, mendjet e zgjuara kriminale kanë treguar nga historia e së kaluarës se mund të vjedhin shumë thjesht helikopterët dhe, nëse një i tillë largohet, atëherë largohet pa të dhënë mundësinë të ngresh postblloqe, transmeton tch.
Mes masave të shumta të sigurisë është edhe ajo e mbajtjes anonimë të emrave të gjykatësve, të cilët do të shoqërohen me eskorta nga Marshallët amerikanë çdo ditë, ndërkohë që disa dëshmitarë do të mund të flasin vetëm me pseudonime. Guzman, ndërkohë, është mbajtur në izolim dhe sipas avokatëve të tij, gjendja e tij mendore sa vjen e përkeqësohet.
Ky, me shumë gjasë do të jetë gjyqi më i komplikuar që qyteti i Brooklynit ka parë ndër vite. Prokurorët thuhet të kenë ndarë më shumë se 300 mijë faqe hetimi me palën mbrojtëse, përfshi edhe rreth 14 mijë faqe me deklarata dëshmitarësh. Avokatët e Guzmanit kanë kërkuar vazhdimisht më shumë kohë, por gjykatësit nuk iu kanë dhënë. Fakt është se, ashtu si në gjyqin ndaj Gotti Jr. Në vitin 2005, edhe ndaj Guzmanit është po i njëjti avokat mbrojtës, Jeffrey Lichtman.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit – shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin
U keqkuptuan rreth tarifës, turisti britanik rrah taksistin tajlandez – policia në kërkim të sulmuesit
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës