LAJMI I FUNDIT:

Të hënën, marsh protestues në mbeshtetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale

Të hënën, marsh protestues në mbeshtetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale
Foto: Arkiv

Nesër (e hënë), në orën 12, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, do të mbahet marsh protestues për mbështetjen e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale Gjatë Luftës në Kosovë.

Këtë protestë e ka mbështetur edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, përmes rrjetit social Twitter.


Në një njoftim përmes rrjeteve sociale, Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (KRCT), ka njoftuar se marshi do të vazhdojë deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku edhe aty do të vendosen pankartat.

“Takimi i pjesëmarrësve do të bëhet në Sheshin Zahir Pajaziti, në ora 12.00, dhe marshi do të vazhdoj deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës. Pjesëmarrësit do të bartin pankartat me mesazhet që kanë dhënë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë pas publikimit të fotografisë, të cilat mesazhe do të vendosen në hyrjen e Kuvendit të Kosovës”, shkruan KRCT në rrjetin social Facebook.

Motoja e Marshit është “MË TRAJTO DINJITETSHËM”, dhe bëhet thirrje që qytetarët t’i bashkohen këtij marshi solidarizues.

Këtij marshi do t’i bashkohen edhe Rrjeti i Grave të Kosovës dhe shumë organizata të tjera.

“Ky marsh është organizuar në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe motoja e marshit është “MË TRAJTO DINJITETSHËM”. Andaj ju lutemi që të na bashkoheni në këtë marsh solidarizuar me të mbijetuarit e dhunës seksuale”, shkruhet në njoftimin në Facebook.

Ky marsh duket se vjen pas skandalit të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila publikoi një fotografi në të cilën, sipas saj, janë pamje të dhunimit të grave shqiptare nga ushtarët serbë.

Në fund doli që kjo fotografi, në fakt ishte marrë nga faqet pornografike.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori