LAJMI I FUNDIT:

Të hënën dhe të martën, Britania do të bëhet më e nxehtë se shumë pjesë të shkretëtirës së Saharasë

Të hënën dhe të martën, Britania do të bëhet më e nxehtë se shumë pjesë të shkretëtirës së Saharasë

Britania e Madhe “do të zhytet” në nxehtësi prej 31 gradë Celsius sot – përpara se temperaturat ekstreme të shpërthejnë të hënën dhe të martën.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një paralajmërim për motin e nxehtë është tashmë në fuqi për pothuajse të gjithë Anglinë, nga bregu jugor deri në Hartlepool dhe në të gjithë Uellsin lindor.


Kjo është përpara se një paralajmërim i kuq – që do të thotë se ka një rrezik për jetën – të hyjë në fuqi për dy ditë nga nesër, kur temperaturat e paprecedentë prej më shumë se 40°C mund të shihen në Anglinë qendrore.

Madje, sipas mediumit britanik Metro, kjo është më e nxehtë se sa do të jenë shumë pjesë të shkretëtirës së Saharasë.

Siç vë në pah mediumi në fjalë, “Met Office” ka parashikuar mot të thatë dhe të nxehtë në Uells, Midlands, Anglinë Juglindore dhe jugperëndimore përpara të nxehtit rekord.

Ndërkohë, Anglia Veriperëndimore dhe verilindore dhe Skocia parashikohet të kenë një ditë me vranësira, me reshje shiu.

Temperaturat maksimale prej 25°C parashikohen në veriperëndim të Anglisë, ndërsa verilindja dhe pjesa më e madhe e Skocisë mund të shohin temperaturat maksimale prej 23°C.

Ministri i Zyrës së Kabinetit, Kit Malthouse, paralajmëroi se shërbimet e transportit do të përballen me ‘ndërprerje të konsiderueshme’ javën e ardhshme për shkak të valës së të nxehtit dhe u bëri thirrje njerëzve të mos udhëtojnë.

Ai kryesoi një takim urgjent të Cobra të shtunën pasi meteorologët paralajmëruan se mijëra jetë mund të jenë në rrezik.

Rreth 2,500 njerëz besohet se kanë vdekur si pasojë e valëve të të nxehtit në vitin 2020, sipas ekspertëve.

Ndërkohë shërbimet publike gjithashtu pritet të ndikohen keq.

Z. Malthouse i tha BBC-së: “Natyrisht që ofruesit e transportit po u dërgojnë mesazh njerëzve se duhet të udhëtojnë vetëm nëse vërtet kanë nevojë të hënën dhe të martën”.

“Shërbimet do të preken ndjeshëm. Nxehtësia do të prekë shinat, për shembull, kështu që trenat duhet të ecin më ngadalë. Mund të ketë më pak shërbime. Njerëzit duhet të jenë vigjilentë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori