Të gjithë po flasin për atë që Mbappe i bëri Cubarsit në El Clasico

Kylian Mbappe pati një paraqitje të hidhur për Real Madridin në humbjen 4-3 ndaj Barcelonës në ndeshjen vendimtare të La Ligës.
Edhe pse shënoi një tregolësh, ai e pa skuadrën e tij të dështonte dhe praktikisht t’ia lëshonte titullin rivalëve të tyre.
Edhe pse ishte një përplasje e nxehtë, Mbappe u soll mjaft mirë dhe pati një reagim të admirueshëm ndaj dëmtimit të Pau Cubarsi në minutën e 57-të.
Ndërsa spanjolli u rrëzua për shkak të dhimbjeve, francezi ishte një nga lojtarët e parë që kontrolloi gjendjen e tij dhe tregoi shqetësim për mbrojtësin.
Vinicius Jr mund të shihet më vonë duke mbërritur në vendngjarje dhe duke i kërkuar gjyqtarit të përshpejtojë procesin e largimit të Cubarsit të lënduar nga fusha.
Mbappe mori kryesimin në garën për Pichichi me tregolëshin e tij dhe ka 38 gola në sezonin e tij debutues me Real Madridin deri më tani. /Telegrafi/




















































