Argjentina Ramosaj ka organizuar një festë teksa është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Vetëm pak ditë para ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, këngëtarja dhe partneri i saj, Dukagjin Fetahu, po gëzojnë çdo moment nga kjo pritje.


Çifti, të shoqëruar nga familjarë, miq dhe të afërm, kanë organizuar një festë pritjeje për foshnjën e tyre që pritet të vijë shumë shpejt në jetë.

Mirëpo, nga fotografitë e postuara ka lënë përshtypje nëna e Argjentinës, Suzana Mushkolaj, e cila dukej për mrekulli.

Për më shumë, ajo ka bërë edhe dizajnin e fustaneve të tyre.

Ndryshe, Suzana Mushkolaj është një artiste, e cila ka profesion fotografinë. /Telegrafi/