Qeveria e Kosovës ka zhvilluar të enjten mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar disa vendime, disa prej të cilave pa praninë e mediave.
Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Faza e Dytë.
Sipas njoftimit të Qeverisë, përmes tij do të sigurohet garantimi i respektimit të parimeve të përgjithshme dhe niveli i mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të palëve.
Po ashtu, është miratuar vendimin për listën e pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës, përkatësisht shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.
“Këto shtesa do të fillojnë së aplikuara nga paga e muajit nëntor, kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Paga, ato do të ndahen në mënyrë retroaktive. Me miratimin e këtij vendimi pritet të përfitojnë 7991 zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin për media.
Ekzekutivi ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 09/ 67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan.
“Përzgjedhja e kryesuesit të Bordit të ndërmarrjeve publike është kompetencë e Qeverisë, andaj për Bordin e ndërmarrjes publike Hidromorava, në kuadër të riformatimit të Bordit si dhe të rishpërndarjes së përgjegjësive brenda bordit, kryesuese e Bordit të drejtorëve të kompanisë rajonale të ujësjellësit Hidromorava Sh.A, Gjilan, caktohet Filloretë Gashi Sadiku, ndërsa kryesuesi i deritanishëm caktohet anëtar i këtij Bordi”.
Është miratuar edhe vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme, ish-shoqërore P. Sh. IGK “Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Me përfundimin e procedurave të shpronësimit sipas hapave ligjore të ndërmarra nga MMPHI do të kompensohen në vlerën prej 20% të shumës edhe punëtorët e ish-fabrikës “Ballkani”. Ndryshuar dhe plotësuar Programin vjetor 2023 për Rezervat Shtetërore të Mallrave”.
“Miratuar vendimin për blerjen e objektit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg të Francës. Ky vendim i hap rrugë fillimit të procedurave të blerjes ashtu siç parashihet në legjislacionin respektiv në fuqi”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kallas: Maqedonia e Veriut e di më mirë se kushdo tjetër që rruga drejt anëtarësimit në BE nuk është e lehtë

Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

“Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”, KOMF prezanton të dhëna shqetësuese, mban aksion para Kuvendit

"Policia, të gjithë barkas", momenti i arrestimit të shtatë të 'fortëve' të Durrësit

"Indirekt më kërkuan të votoj Haxhiun për postin e kryetares", Balje: Sigurisht që e refuzova

Për të 20-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit

Rama ndan pamje mahnitëse nga Saranda

Gjendet e vdekur një 40-vjeçare në një objekt në ndërtim në QKUK, policia tregon dyshimet e para

Haradinaj: Do ta votojmë për kandidat unifikues edhe Glauk Konjufcën

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Mediat zvicerane ngrenë alarmin: Rreth 600,000 automjete po qarkullojnë në rrugët e vendit pa u kontrolluar

“Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, Teuta Selimi befason ndjekësit me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave

Eksod i paparë në Old Trafford: Manchester United i vë në shitje të gjithë lojtarët

Mediat spanjolle zbuluan arsyen pse Reali nuk ia zgjati kontratën Modricit