Të gjitha sekretet e bukurisë gjenden tek gjethet e dafinës
Nga kokat e poetëve të Romës antike në tryzeat tona: ky është një udhëtim nëpër vlerat dhe përdorimet e bimës së famshme të dafinës!
Gjethet e dafinës nuk janë vetëm aromatike, dhe ne shpesh zgjedhim që ta përdorim këtë përbërës në kuzhinë për t’i dhënë më shumë shije dhe aromë gatimeve tona, por përtej kësaj, dafina ka të tjera vlera që ndoshta ju nuk i dinit!
Përdorimi i dafinës i ka rrënjët në periudhën Greko-Romake, në të cilën, përveçse u përdor si bimë medicinale, ajo u përdor edhe si një simbol i nderit absolut.
Çfarë është dafina?
Të gjithë jemi mësuar ta shohim kryesisht gjethet e thata të dafinës, por kjo bimë jeshile është shumë e përhapur në territorin e Mesdheut, madje është në formën e një peme që mund të arrijë disa metra lartësi.
Gjethet, korren në fillim të pranverës dhe ato janë të pasura me shumë përbërës aktiv dhe përgjegjës, edhe për bukurinë tuaj dhe mirëqenien fizike.
Karakteristikat dhe përdorimet e dafinës
Gjethet e dafinës përmbajnë në përqindje të ndryshme vajra esencialë (geraniol, terpineol, eukaliptol), përbërës aktivë, kripëra minerale, vitamina dhe acid folik, duke atribuar në veti të ndryshme si:
Tretës dhe diuretikë
– Analgjezik
– Antioksidantë
– Spastrues
Gjethet e thata përdoren me sukses të madh sidomos në fushën e fitoterapisë. Vetitë e pasura të e përbërësve të ndryshëm aktiv e bëjnë të vlefshme përdorimin e dafinës në këto situata:
– Në qetësimin e dhimbjeve menstruale dhe të zorrëve;
– Në mbështetjen e funksionit tretës;
– Në rritjen e tërheqjes së antioksidantëve;
Përdorimet e vajit të dafinës
Nga gjethet e thata të dafinës, mund të përftohet vaji i dafinës, që është shumë i pasur me përbërës aktivë të tretshëm në yndyrë dhe ideal për një veprimtari të theksuar kozmetike.
Nga veprimi anti-inflamator, vaji i dafinës përdoret edhe në sapunin e Alepos, mund të jetë i dobishëm në qetësimin e lëkurës ose në ushqyerjen e saj dhe të flokëve.
Mund të vlejë edhe për të bërë masazhe në trup, profesional ose amator. Mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve të muskujve dhe nyjeve si edhe relaksimin e plotë të çdo qelize të trupit tuaj, këshillon Class.
Si të përdorni gjethet e thata të dafinës në kuzhinë
Ato mund të përdoren në kuzhinë për të aromatizuar gatime të ndryshme, nga gjellërat deri tek mishi ose peshku. Në këtë rast, 100 gr gjethe dafine sigurojnë 341 Kcal nga të cilat:
– 6 gr karbohidrate;
– 3 gr fibra;
– 6 gr proteina;
– 4 gr lipide;
– 830 mg kalcium;
– 43 mg hekur.
Por, kujdes!
Përdorimi i papërshtatshëm, i ekzagjeruar ose i zgjatur me kalimin e kohës mund të jetë përgjegjës për shfaqjen e disa efekteve anësore të një natyre gastroenterike, duke shkaktuar nauzea, përgjumje dhe dhimbje koke ose të një natyre dermatologjike, duke shkaktuar dermatit atopik në grupmosha të ndryshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj