Të gjitha finalet El Clasico në Kupën e Mbretit: rezultatet dhe polemikat nga Real Madrid kundër Barcelona

Nga takimi i parë në vitin 1936 deri në takimin më të fundit në vitin 2014, El Clasico në një finale të Copa del Rey nuk zhgënjen kurrë.
Nga “finalja e shisheve” te ekipi i ëndrrave të Barcelonës, duke kaluar nga dominimi i Santillanës dhe golat epikë të Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos, gazeta Marca ka rishikuar duelet më të mëdha të këtij rivaliteti historik.
Real Madrid vs Barcelona - Finalja historike e Copa del Rey
Në finalet e El Clasicos, Los Blancos kanë katër fitore, ndërsa katalunasit tri. Ndërsa kataunasit nuk janë skuadra dominuese në përballjet finale të Copa del Rey, ata mbajnë më së shumti tituj në këtë garë, me 31 trofe, ndërsa Mbretërir kanë 20 trofe.
2013/14 | 16.04.2014 | Barcelona 1-2 Real Madrid
2010/11 | 20.04.2011 | Barcelona 0-1 Real Madrid (në shtesë)
1989/90 | 05.04.1990 | Barcelona 2-0 Real Madrid
1982/83 | 04.06.1983 | Barcelona 2-1 Real Madrid
1973/74 | 29.06.1974 | Real Madrid 4-0 Barcelona
1967/68 | 11.07.1968 | Barcelona 1-0 Real Madrid
1935/36 | 21.06.1936 | Madrid 2-1 Barcelona
Golat e paharrueshëm të Cristianos dhe Bale
Pak gola janë gdhendur në kujtesën e tifozëve të Real Madridit sa ai i Ronaldos në vitin 2011. Ato sekonda në të cilat ai qëndroi pezull në ajër pas një asistimi mjeshtëror nga Angel Di Maria kulmoi me një goditje me kokë që theu dominimin e Barcelonës më të mirë të Pep Guardiolës.
Tre vjet më vonë, Pinto do të pësonte një tjetër gol të paharrueshëm. Këtë herë ishte Bale ai që prodhoi një kryevepër: një vrapim i jashtëzakonshëm që e la Marc Bartran mbrapa dhe vulosi emrin e tij në historinë e Copa del Rey.
Ekipi i ëndrrave dhe Maradona
Në vitin 1990, një ekip i Barcelonës, ende në ndërtim e sipër nën drejtimin e Johan Cruyff, përmbysi "Quinta del Buitre" (E pesta e Buitre), e cila dominonte Ligën. Blaugranët fituan 2-0 me golat e Julio Salinas dhe Guillermo Amor. Ndeshja shënoi titullin e parë madhor të sezonit që do të krijonte "Ekipin e ëndrrave" të Ronald Koeman, Michael Laudrup dhe shokët.
Finalja e vitit 1983 ishte një përplasje titanësh. Maradona shkëlqeu te Barça, i shoqëruar nga Bernd Schuster dhe Victor Munoz, dhe i menaxhuar nga Cesar Luis Menotti. Përballë tyre, Real Madridi i Alfredo Di Stefanos kishte figura si Santillana, Juanito dhe Stielike. Victor hapi rezultatin pas një asistimi të Maradonës, Santillana barazoi dhe në minutën e 89-të, Marcos Alonso vulosi fitoren me një goditje historike me kokë.
Santillana dhe "finalja e shisheve"
Santillana, Rubinan, Aguilar dhe Pirri shënuan golat në paraqitjen dërrmuese të Real Madridit në finalen e vitit 1974, një shfaqje e dominimit të Real Madridit që madje lejoi që Zoco të futej në lojë për minutat e tij të fundit si kapiten.
Në vitin 1968, një autogol nga Zunzunegui - që i kushtoi disa netë pa gjumë - mjaftoi që Zaldaa dhe Barça e tij të merrnin titullin. Ajo ndeshje mbahet mend më shumë për hedhjen masive të shisheve nga tribuna e Real Madridit për shkak të pakënaqësisë me performancën e gjyqtarit.
Për të gjetur El Clasicon e parë në një finale, duhet të kthehemi në vitin 1936, kur Real Madrid fitoi me golat e Eugenio dhe Lecue. /Telegrafi/




















































