LAJMI I FUNDIT:

Të dielën do të vendoset nëse nxënësit në Maqedoni do të kthehen në shkollë

Të dielën do të vendoset nëse nxënësit në Maqedoni do të kthehen në shkollë

Të dielën në mbrëmje do të vendoset nëse do të kthehen nxënësit në shkollë apo do të vazhdohet greva. Kështu tha kryetari i Sindikatat të Arsimit, Shkencës, dhe Kulturës, Jakim Nedelkov, pas mbledhjes që pati me Qeverinë. Nedelkov bëri të ditur se ekzekutivi gjatë takimit ka prezantuar argumente, por nuk ka dalur me propozim konkret për rritjen e pagës minimale.

“Fatkeqësisht ende nuk mundem në publik të dal me vendim përfundimtar se çfarë është propozuar dhe qëndrimin tonë nëse e pranojmë ose jo. Gjatë ditës Këshilli i SAShK-ut do të punojë dhe të shtunën dhe të dielën anëtarët tanë do të informohen për përfundimet që do t’i merr Këshilli, kështu që deri të dielën në mbrëmje do të dihet”, tha Nedellkov.


Nga Qeveria thonë se së bashku më SASHK-un gjatë fundjavës do të mbeten në komunikim të vazhdueshëm për të gjetur zgjidhje të përbashkët reciproke të pranueshme dhe me dinjitet për rritje të caktuar të pagave në arsim dhe edukim parashkollor dhe përkujdes.

“Në takim në Qeveri, në mënyrë plotësuese u bisedua që menjëherë të fillohet me dialogun gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje aktive të sindikatës, për zgjidhje të përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, është i hapur për dialog për arritjen e sistemit për rritjen e pagave që nuk do të jetë i kushtëzuar nga greva”, thonë nga Qeveria.

Nga qeveria sqarojnë se janë dakorduar që në ditët e ardhshme të përcaktohet përqindja për rritjen e pagës që do të planifikohet dhe do të realizohet me rebalancin e Buxhetit, pas së cilës nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm nga dita e hënë do të ktheheni në bankat shkollore, ndërsa fëmijët nga edukimi parashkollor dhe përkujdes në kopshte.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori