Kompania farmaceutike Moderna aplikoi të hënën pranë Administratës Ushqimore dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për autorizimin e vaksinës së saj ndaj COVID-19.
Moderna tha se planifikoi gjithashtu të aplikonte për autorizim nga Agjencia Evropiane e Barnave të hënën.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kompania i kërkoi FDA-së të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e COVID-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.
“Kjo është befasuese”, ka thënë Dr. Paul Offit, një anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të FDA. “Këto janë të dhëna të mahnitshme”.
Ndërkohë shefi mjekësor i Moderna tha se ai u bë emocional kur pa të dhënat të shtunën në mbrëmje.
“Ishte hera e parë që e lejova veten të qaja”, citohet të ketë thënë Dr. Tal Zaks. “Ne jemi në pritje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e kësaj pandemie”.
Ndryshe, Moderna është kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë ndaj coronavirusit. Pfizer aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë njëlloj efikasiteti të lartë.
Dhe FDA do të takohet me komitetin e saj këshillimor në dhjetor për të shqyrtuar aplikacionet e Pfizer dhe Moderna.
Ndërkohë vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara pritet të ndodhin “drejt pjesës së fundit të dhjetorit”, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
Të dhënat e reja të Moderna
Të hënën, Moderna lëshoi të dhëna të azhurnuara të efikasitetit për provën klinike të Fazës 3.
Duke filluar në korrik, Moderna u dha ose vaksinën e saj ose një placebo – rreth 30,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara.
Me nivele të larta të coronavirusit në të gjithë vendin gjatë muajve në vijim, shumë prej atyre subjekteve të studimit zhvilluan COVID-19.
Por kishte një ndryshim të madh midis grupit që mori vaksinën dhe grupit që mori placebo.
Midis rreth 15,000 njerëzve që morën vaksinën, 11 zhvilluan COVID-19, ndërsa midis rreth 15,000 njerëzve që morën placebo, 185 zhvilluan COVID-19.
Kjo arrin në një efikasitet prej 94.1% për vaksinën e Moderna-s.
Çfarë bie në sy gjithashtu është fakti se asnjë nga 11 personat që morën vaksinën nuk u sëmur rëndë, por 30 nga 185 që morën placebo u sëmurën rëndë dhe njëri prej tyre vdiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora
"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë