LAJMI I FUNDIT:

Të dhëna burimore osmane mbi historinë dhe popullsinë e Kazasë së Gjilanit

Të dhëna burimore osmane mbi historinë dhe popullsinë e Kazasë së Gjilanit

Nga: Agron Islami[1]

Shkurtesa


Burimin më të rëndësishëm për studimin e demografisë së Perandorisë Osmane dhe të popujve që ishin nën sundimin e saj e përbëjnë fondet dokumentare osmane, ndër të cilat vendin e parë e zënë regjistrat më të vjetër nga shekulli XV-XVI të quajtura “Tahrrir Defterleri”, më pas regjistrat e tatimeve-vergive të jashtëzakonshme “Avarëz defterleri” dhe defterët e regjistrimeve të përgjithshme osmane të popullsisë të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX.

Në këtë punim kemi trajtuar historiatin e shkurtër të regjistrimeve osmane ndër shekuj, historikun administrativ të Gjilanit deri në shekullin XIX dhe të dhënat për popullsinë e Gjilanit dhe fshatrave gjatë shekullit XIX dhe fillim shekullit XIX, ku kemi shqipëruar edhe defterin e emërimeve të bekçinjëve (rojtarëve) në fshatrat e Gjilanit, i cili jep informacion të detajuar për popullsinë e fshatërave të Gjilanit gjatë vitit 1901/

Fjalët kyçe: Popullsia, Gjilani, Tahrir, Nufus, Bekçi.

Regjistrimet osmane dhe qëllimi i tyre

Duke qenë se të ardhurat kryesore të Perandorisë Osman buronin nga toka edhe vjelja e tatimit mund të bëhej vetëm përmes një sistemi të sofistifkuar të regjistrimit të pronave dhe shfrytëzuesve të saj. Njëherësh edhe zgjerimi territorial osman karakterizohej me regjistrimin e tokave dhe popullsisë shfrytëzuese të pronave, që bëhej me qëllim të vjeljes së taksës (vergi) dhe për mbledhjen e ushtarëve sipas sistemit të timarit, prandaj ajo mbështetej në regjistrimin e shtëpive (hane), meshkujve të rritur, sidomos kryefamiljarëve si taksapagues, si dhe beqarëve dhe të tjerëve,[2] por që duhet theksuar se objekti kryesor i tahririt ishte vlerësimi i tokave të kultivuara për vendosjen e taksës.

Regjistrimi apo Tahrir Defterleri[3] më i vjetër osman i gjetur deri më tani i takon zonave shqiptare të Krujës, Thesprotit dhe Gjirkoastrës të cilat janë regjistruar në kuadër të njësisë administrative të Sanxhakut Arvanid. [4] Di rezultat i kësaj mund të thuhet se historia osmane në hapësirat shqiptare është ndër periudhat më të dokumentuara të historisë sonë kombëtare,[5] e cila hedhë dritë edhe për periudhën para-osmane. Me shthurjen e sistemit të timarit, regjistrimet e tahririt, u zëvendësuan me regjistrimin avarëz, e cila ishte një taksë e jashtëzakonshme që në fillim vilej vetëm në kohë luftërash por, më vonë, vjelja e saj, pothuajse u bë praktikë e zakonshme.

Shpërbërja e Oxhakut (Korpusit) të Jeniçerëve më 1826 krijoi nevojën për një regjistrim të ri të meshkujve të cilët do të bëheshin pjesë e sistemit të ri ushtarak. Regjistrimi filloi gjatë vitit 1829, por që hyrja në luftë me Rusinë (1828-1829) pengoi kryerjen e përgjithshme të tij.[6] Ky regjistrim i mbetur në gjysmë u realizua gjatë vitit vijues, përkatësisht më 1830. Sulltan Mahmudi II (1808-1839) dhe Sulltan Abdylhamidi II (1876-1909) ishin dy sulltanët që punuan shumë për reformimin e institucioneve të perandorisë dhe në kuadër të synimeve reformuese urdhëruan dhe përcjellën me kujdes të dhënat e grumbulluara të popullsisë.[7] Këto forma të reja të regjistrimeve, që në vete përmbajnë informacion të detajuar për banorët (emrin, moshën, veçoritë fizike (ngjyra e syve dhe e flokëve), profesionin, llagapin etj.),[8] u përsëritën edhe gjatë viteve në vijim, respektivisht më 1838-1845, 1882-1893 dhe 1905-1907.[9]

Të dhëna historike dhe statistikore për Gjilanin deri në shekullin XX

Viset e Anamoravës deri në vitin 1389, respektivisht deri në Betejën e Parë të Kosovës kishin qenë nën sundimin e gjatë romak, bizantin, bullgar dhe nga koha e mbretit serb Millutin (1282-1321) u sunduan nga princër dhe princesha serbe.[10] Pas Betejës së Kosovës, princesha Millica pranoi vasalitetin e shtetit osman të Sulltan Bejazitit të Dytë[11] dhe kështu zona e Anamoravës dhe rrafshi i Kosovës deri tek Beteja e Ankarasë (1402) u sundua nga princër serbë dhe sanxhakbejë osmanë.

Gjatë kohës së periudhës së interregnumit (1402-1413), e cila u karakterizua me luftërat e shehzadeve (princërve) osmanë për pushtet e deri në vitin 1455, Novobërda dhe Anamorava u shndërruan në arenë betejash në mes princërve serbë dhe forcave osmane.[12] Por, me ardhjen në pushtet të Sulltan Mehmetit II, Fatihut (1451-1481), ndryshoi qasja e politikës osmane ndaj udhëheqësve lokalë – vasalëve. Sulltan Fatihu mori nën kontroll gjithë gadishullin Ballkanik.[13] Në pranverë të vitit 1455 përmes Shkupit kaloi në viset e Kosovës dhe për disa ditë nënshtroi Novobërdën, Trepçën, si dhe aneksoi gjithë rrafshin e Kosovës i cili deri në atë kohë njihej si Vilajeti Vëlk.[14] Menjëherë pas aneksimit u themelua edhe qendra e re administrative, respektivisht Sanxhaku i Vushtrrisë, në kaudër të të cilit bënte pjesë edhe Gjilani si fshat i Nahijës së Moravës.[15]

Regjistrimi më i vjetër osman i Kosovës, i njohur si regjistrimi i Vilajetit Vëlk i vitit 1455,[16] ka regjistruar edhe fshatin Gjilan me 41 shtëpi dhe 4 beqarë. Në regjistrimin pasues[17] të vitit 1525-1526, Gjilani kishte 36 shtëpi, 18 bashtina, 4 beqarë dhe 3 të veja, së bashku me pronarët e bashtinave kishte 57 shtëpi. Ndërsa, në regjistrimin e vitit 1569-70, Gjilani kishte 72 shtëpi, prej tyre 50 të krishterë dhe 22 myslimanë.

Gjatë kohës kur Perandoria Osmane gjendej në krizë socio-ekonomike dhe politike, përkatësisht gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVIII dhe gjysmës së parë të shekullit XIX, familjet fisnike shqiptare u përforcuan politikisht dhe qeverisnin në mënyrë gati të pavarur nga Sulltani. Pjesë e këtyre fisnikëve lokal ishte edhe familja fisnike Gjinolli me prejardhje nga Novobërda,[18] që sipas studiuesve mendohet se ka prejardhjen nga vendbanimi Gjinofc i Stubllës ose nga Gjinofc Kulla nga Novobërda, e cila në fund të shek. XVII, pas kalimit të saj në fenë islame,[19] degëzohet dhe një degë e saj mbetet në Novobërdë, ndërsa dega tjetër në vendbanimin e Gjilanit me paraardhësin e tyre Bahtijar Beun që supozohet se ishte edhe themeluesi i qytezës (kasabasë) së Gjilanit.[20] Njëherësh gjatë kësaj kohe Gjilani kishte shërbyer edhe si vend strehim për mytesarrifët problematikë të Perandorisë Osmane. Sipas një shkrese të vitit 1750 drejtuar autoritetit osman në Shkup kuptohet se mytesarrifi i Kavallës, Ali Pasha,[21] në mënyrë jo të ligjshme ishte i strehuar në fshatin Gjilan dhe mblidhte tatimet e banorëve lokalë. Në këtë dokument përmenden edhe të ardhurat vjetore të mukataëve[22] të Novobërdës që kapnin shifrën 74 400 akçe.[23] Dhe duke qenë se Novobërda si qendër xehetare e kishte humbur peshën e saj ekonomike qysh në shekullin XVII, mund të pohohet se të ardhurat kryesore të Kazasë së Novobërdës siguroheshin nga fshati Gjilan, i cili edhe në shekullin e më pasëm del të jetë kazaja më e madhe e sanxhakut të Prishtinës.

Me themelimin e Vilajetit të Kosovës më 1878, kazaja e Gjilanit ishte në kuadër të Sanxhakut të Prishtinës[24] dhe sipas të dhënave zyrtare osmane të vitit 1896, Kazaja e Gjilanit kishte organet administrative: Mexhlisin, Gjykatën, Këshillin e Financave, Postën, Telegrafin etj.,[25] dhe shtrihej në territoret e komunave të tanishme të Gjilanit, të Kamenicës, të Vitisë dhe disa territore të Komunës së Ferizajt, të Kaçanikut, të Prishtinës dhe të Bujanocit.[26]

 Popullsia e Qendrës së Kazasë së Gjilanit sipas regjistrimit të vitit 1832 dhe 1845

Ashtu siç u tha më sipër, deri në vitin 1882 janë regjistruar vetëm nënshtetasit e gjinisë mashkullore dhe kjo është praktikuar edhe në regjistrimin e vitit 1832, i cili përfshin vetëm komunitetin mysliman. Sipas këtij regjistrimi, Gjilani kishte 6 Mëhalla me 88 shtëpi dhe 263 banorë mysliman. [27]

Nr. Mëhalla Nr. i shtëpive Nr. i banorëve
1 Zekerija Aga 15 48
2 Nuredin Aga 18 36
3 Xhami(së) 15 48
4 Molla Halid 11 30
5 Berber Musli 6 17
6 Xhedid (e re) 23 84

Ndërsa, sipas të dhënave të defterit të të ardhurave Temettuat[28] nga viti 1844,[29] Gjilani përbehej nga 5 mëhalla: Mëhalla e Çarshisë me 39 shtëpi, Mëhalla Atik (e vjetër) me 47 shtëpi, Mëhalla Xhedid (e re) me 36 shtëpi, Mëhalla e Varoshit me 115 shtëpi dhe Mëhalla e Koptëve me 36 shtëpi.

Popullsia e fshatrave të Gjilanit sipas defterit të Bekçinjëve nga viti 1901

Reformat në administratën osmane prekën edhe shtrirjen territoriale të Gjilanit, ku të dhënat për numrin e fshatrave të Gjilanit janë të ndryshme.

Në defterët e lartëcituar të Temettuatit i hasim vetëm 15 fshatra atë kazasë së Gjilanit, por Salnamet (Vjetarët) e Kosovës[30] japin 190 fshatra, ndërsa defteri i Bekçinjëve[31] i vitit 1901, regjistron 191 fshatra, që konsiderojmë se e dhëna e defterit të bekçinjëve është më e saktë, pasi që në fund të defterit thuhet se përpilimi i tij është bërë mbi bazën e informacioneve të marrura nga delegacioni i kryepleqësisë së fshatrave. Pra, me rritjen e Gjilanit, në veçanti është zgjeruar edhe statusi territorial e administrativ i tij. Kështu, kazaja e Gjilanit me 191 fshatra përbënë kazanë më të madhe në sanxhakun e Prishtinës dhe në vilajetin e Kosovës.

Defteri është hartuar me qëllim të emërimit të stafit të sigurisë së fshatrave të njohur si Bekçinjë. Regjistrimi është bërë sipas praktikës osmane, ku ndarja e popullsisë është bërë mbi baza fetare: myslimanë dhe jo myslimanë. Ky regjistrim, përveç informacionit statistikor të popullsisë së fshatrave dhe shtrirjes territoriale të Kazasë së Gjilanit gjatë vitit 1901, dëshmon edhe bashkëjetesën e myslimanëve dhe jo myslimanëve në fshatrat e njëjtë. Prej 191 fshatrave sa kishte Kazaja e Gjilanit, 100 prej tyre ishin të banuara vetëm me banorë të besimit fetarë islam (müslüman), 16 të besimit fetarë jo islam (gayr-i müslüman) dhe 175 fshatra ishin të përziera. P.sh. fshatrat Budrikë e Poshtme, Partesh, Zebincë, Pasjan, Tirincë etj. që sipas regjistrimit të fundit të Republikës së Kosovës, del se banohen vetëm me pjesëtarë të komunitetit serb ortodoks,[32] në vitin 1901 banoheshin edhe me shqiptarë të besimit islam.

Sipas regjistrimit në fjalë, shqiptarët dhe komunitetet e vogla turke e rome të përkatësisë së besimit islam – myslimanët përbënin shumicën e popullsisë me 35 131 banorë dhe jo myslimanët (shqiptarët e krishterë dhe serbët ortodoks), me 19 999 banorë. Gjithsej 55 130 banorë e që nëse e përkthejmë në përqindje del se popullsia e besimit islam përbënte 63.72%, ndërsa ajo e komunitetit jo mysliman 36.28%. dhe fshati më i madh për nga numri i banorëve ishte Pozharani me 735 banorë (555 myslimanë dhe 180 jo myslimanë), ndërsa më i vogëli ishte Vërbica e Poshtme me 48 banorë.

Statistikat e defterit të Bekçinjëve të vitit 1901 paraqesin të dhëna me vlerë shkencore për historinë, gjuhën, demografinë, kulturën dhe përkatësinë fetare të rrethit të Gjilanit. Njëherësh, këto të dhëna zyrtare osmane janë një burim i dorës së parë për studiuesit e demografisë së Kosovës. Më poshtë po japim defterin e shqipëruar.

Defteri i Shqipëruar:[33]

Nr. Emri i Fshatit Emrat e Bekcinjëve dhe Prejardhja Musliman Jo Mysliman
1 Dobërqan Ajeti i biri i Hazirit nga Muçybaba 671 0
2 Stublinë Shehabetin i biri i Ajdinit nga Stublina 179 0
3 Capar Musa i biri i Zubejrit nga Capari 133 0
4 Bukovik Murtez i biri i Rrustemit nga Bukoviku 162 0
5 Konçul[34] Jahja Nuredini nga Konçuli 161 0
6 Topanica me Bllatën[35] Sadik Jusufi nga Ropotova e Poshtme 530 0
7 Koretin[36] Xhymshyt Fejzullahu nga Koretini 684 0
8 Verbicë e Poshtme Adem Haliti nga Verbica e Poshtme 48 0
9 Përlepnicë  Bekir i biri i Seidit nga Përlepnica 534 0
10 Busavat[37] Xhemail Selim nga Busavata 376 0
11 Hogosht[38] Azem bin Muhamed nga Hogoshti 762 0
12 Dashdinç[39] Sherif Fetahu nga Rashdinça 208 0
13 Shipashnic e Epërme[40] Kamber Tafili nga Shipashnica e Epërme 339 0
14 Kopërnicë[41] Halid Latifi nga Kopërnica 402 0
15 Rajnovc[42] Zejnel Ajvazi nga Rajnovci 162 0
16 Muçivërc[43] Mehmed Halidi nga Muqivërca 330 0
17 Rogoçicë[44] Ali Bektashi nga Rogoçica 482 0
18 Novasella e Breznicës[45] Shehabetin Musliu nga Novasella e Breznices 77 0
19 Karaçeva e Poshtme[46] Shemsi Rexhepi nga Karaçeva e Poshtme 241 0
20 Karaçeva e Epërme[47] Sadri Salihu nga Karaçeva e Epërme 383 0
21 Kranidell[48] Osman Rexhepi nga Kranidelli 305 0
22 Sedllar[49] Jusuf Xhaferi nga Sedllari 145 0
23 Pribovc[50] Ramazan Haziri nga Pribovci 252 0
24 Kijevë[51] Mehmedi i biri i Bekirit nga Zarbinca 54 0
25 Zarbincë[52] Mehmedi i biri i Bekirit nga Zarbinca 564 0
26 Desivojc[53] – Ali I biri i Ajvazit nga Desivojca 428 0
27 Tërsten[54] Bajram Fetahu Tërstena 215 0
28 Lejaçiq[55] Bekir Ibrahimi nga Lajaçiçi 395 0
29 Velogllave[56] Idrizi i biri i Kerimit nga Velogllava 378 0
30 Poliçkë[57] Fethi Zubizi? Nga Poliçka 296 0
31 Binovc Azem Muhamedi nga Hogoshti 122 0
32 Veriqefc[58] Tahir Muhtari (Plaku) nga Veriqevci 87 0
33 Gurishefc[59] Bajram Binaliu nga Gurishevci 269 0
34 Belobançe? Ahmet Numani nga Belobança? 100 0
35 Çerka? Seid bin Haqo nga Lisocka 75 0
36 Lisockë[60] Seid bin Haqo nga Lisocka 207 0
37 Gumniç[61] Mustafa Aliu nga Gumnica 274
38 Sfircë[62] Rushit Bajrami nga Sfirca 421 0
39 Tërrnovc[63] Ajeti i biri i Aliut nga Tërrnovc 486 0
40 Hajkobillë[64] Zymber Salihu nga Hajkobilla 210 0
41 Novobërdë Halil Mahmudi nga Novobërda 107 0
42 Zajkovc (Zajqevc)[65] Zeqiri i biri i Latifit nga Zajkofci 221 0
43 Krilevë[66] Zejnel i biri i Selimit nga Krileva 332 0
44 Gllogovicë[67] Ahmet Sejdiu nga Gllogovica 260 0
45 Dabishevcë[68] Sherif Seidi nga Dabishevci 622 0
46 Marevc[69] Sadik Ramazani dhe Nezir Jashari nga Marevci 980 0
47 Makreshi i Poshtem[70] Islam Salihu nga Makreshi i Poshtëm 135 0
48 Pogragjë Rexhepi i biri i Ahmedit nga Pogragja 478 0
49 Sllubicë Ahmed Ademi nga Sllubica 127 0
50 Makre? Adem Halimi nga Makre? 65 0
51 Llovcë Yunus Ramo nga Llovca 121 0
52 Inatofc[71] Ismail Rrahmani nga Inatovci 126 0
53 Ranatofc[72] Kadri Mustafa nga Ranatofci 40 0
54 Buhiq[73] Rexhep Hajrullah nga Buhiqi 108 0
55 Stanovc[74] Murat Hajdari nga Stanovci 274 0
56 Peqinë Halim Ramo nga Peqina 70 0
57 Lubishtë[75] Hasan Mehmedi nga Lubishta 426
58 Bejagunce[76] Bekir Fejzullahu nga Begunca 249 0
59 Tanushefcë[77] Bektash Idrizi nga Tanushevci 82 0
60 Kabash[78] Emin Fejzullahu nga Kabashi 194 0
61 Vërlogllave[79] Mehmed Seidi nga Velegllava 124 0
62 Binçë[80] Ibrahim Abasi nga Binqa 392 0
63 Çeravajkë[81] Ahmed Arifi nga Çaravajka 103 0
64 Novosella e Seferve Zejnel Muhtari nga Novosella e Seferve 142 0
65 Muqybabë Ishaku i biri i Hysejnit nga Muqybaba 237 0
66 Reka[82] Ahmed Timuri (Demiri) nga Reka 490 0
67 Stançiç Idriz Salihu nga Satançiçi 321 0
68 Ismere [83] Hajdari i biri i Hysejnit nga Ismira 461 0
69 Gushincë[84] Ramazan Shabani nga Gushinca 196 0
70 Vërban[85] Hasan Omeri nga Vërbani 319 0
71 Korbulik (q)[86] Salih Hysejni nga Korbulik(q)i 274 0
72 Drobesh[87] Ahmedi i biri i Halilit nga Dërbeshi 297 0
73 Gerekâr[88] Husejn Jahjaja nga Gerekâri 376 0
74 Sadovinë e Çerkezëve[89] Rexhep Sadiku nga Sadovina 330 0
75 Tërstenik[90] Omeri i biri i Hysejnit nga Tërsteniku 246 0
76 Kamnugllave[91] Ali Jahjaja nga Kamnugllava 932 0
77 Mirosalë[92] Bajram Hasani nga Mirosala 325 0
78 Zllatar[93] Baliu i biri i Hasanit nga Rahovica 204 0
79 Kishnapole Husejni i biri i Nezirit nga Sllakovci 270 0
80 Sllakovci i Jerlive Hajredin Fejzullahu nga Sllakovci i Jerlive 140 0
81 Gadish Husejni i biri i Nezirit nga Gadishi 165 0
82 Sllakovci i Muhaxherëve Bajram Sylejmani nga Sallakovci i Muhaxherëve 464 0
83 Deblidel[94] Halil Arifi nga Deblideli 117 0
84 Gërmovë[95] Sulejman Hajdari nga Gërmova 202 0
85 Sadovina e Jerlive[96] Ismaili i biri i Seidit nga Sad. e Jerlive 132 0
86 Llashticë Hafizi i biri i Seidit nga Muçybaba 572 0
87 Velekincë Sulejmani i biri i Kerimit nga Uglari 165 0
88 Malishevë Shaban Zeqiri nga Malisheva 654 0
89 Uglar Xhelali i biri i Bajramit nga Uglari 244 0
90 Burincë Selimi i biri i Bekirit nga Burinca 54 0
91 Livoq i Poshtëm Ukshini i biri I Halidit nga Livoqi i Poshtëm 373 0
92 Budrik e Epërme[97] Maliki i biri i Musliut nga Gjilani 195 0
93 Vrapçiq Sinan Islami nga Vrapçiqi 42 0
94 Ballancë[98] Halim Ajdini nga Ballanca 179 0
95 Sllatinë e Epërme[99] Fejzullah Kadriu nga Sllatina e Epërme 295 0
96 Ramjan[100] Bektash Abdullahu nga Ramjani 150 0
97 Sllatin e Poshtme[101] Arif Halidi nga Sllatina e Poshtme 160 0
98 Vërbic e Epërme Junus Bajrami nga Vërb. e Epërme 99 0
99 Zhegovc[102] Husein Sulejmani nga Zhegofci 134 0
100 Bresalcë Maliku i biri i Sadikut nga Bresalci 543 0
101 Drenovcë[103] Stojko Pede? nga Ropotova e Poshtme 9 160
102 Dumarofçë[104] Stojan Petko nga Dumarofça 86 434
103 Hodofç? ose Hodafç[105] Vaso i biri i Gjokos nga Hodofça 15 124
104 Ropotovë e Epërme[106] Janim (Jakim) i biri i Peros nga Ropot. e Epërme 6 324
105 Ropotovë e Poshtme[107] Stojko i biri i Simos nga Ropot. e Poshtme 25 39
106 Kmetofc Dimo i biri i Arsos nga Kmetofci 109 166
107 Buzhefc[108] Zafir Simoni nga Buzhefci 26 295
108 Rajnofq[109] Kosto Stojko nga Rajnofçi 11 195
109 Miganofc[110] Penkoq? Gjoka nga Miganofca 19 152
110 Gogolofc[111] Vaso Petko nga Gugulofca 12 68
111 Robofç? (Robovc) Gjoko i biri i Filipit nga Robofca 34 111
112 Bushincë[112] Penko Sado nga Bushinca 94 332
113 Berivojcë[113] Selim i biri i Salihut nga Berivojca 472 55
114 Tirincë[114] Goril Millosh nga Tirinca 8 167
115 Hubofc? Iston Petko nga Bratillofca 26 154
116 Gurzimë[115] Tariko Maksim nga Gurzimë? 7 147
117 Kamenicë Mito Mlladin nga Kamenicë 84 226
118 Moçar[116] Vaso Arso nga Muqarri 30 125
119 Kollolesh[117] Trojan Anto nga Kolloleshi 24 394
120 Qarrakofc[118] Istanko Ilija nga Qarrakofci 15 130
121 Hodonovc[119] Hazir i biri i Ismailit nga Hodonofci 422 93
122 Bratilofc[120] Taso Stojani nga Ferikeli (Feriqeva) 60 119
123 Kostadînc[121] Taso Stojan nga Kostavinca 68 88
124 Meshinë[122] Osman Bekiri nga Meshina 194 81
125 Grakniqë[123] Jovan Pero nga Gragjeniku 44 124
126 Karamenat[124] Mehmed Bejaziti nga Karamenati 133 39
127 Hajnofc[125] Stojan nga Hajnofca 90 318
128 Ferikel (Feriqeva)[126] Minko Millosh nga Feriqeva 72 81
129 Strezofcë[127] Pero Izdirafeko? Nga Strezofci 90 106
130 Leshtar[128] Simon Isto nga Shitari 40 74
131 Vaganesh[129] Jefto Bogdan nga Vaganeshi 60 125
132 Rahovicë[130] Isto Sado nga Rahovica 37 77
133 Izvor[131] Jovan Maksim nga Izvori 25 239
134 Prijakofc[132] Jovan Stamirko? Nga Prijakovca? 25 181
135 Çarrefc[133] Zllatan Filib nga Çarrefci 12 170
136 Kllabukar[134] Gjorgji Stojko nga Kllabukari 102 204
137 Jasenovik[135] Zvillan Isto nga Jaseneviku 19 205
138 Bostan[136] Jefto Risto nga Tërnakofci 25 275
139 Makreshi i Epërm[137] Arso Maksim nga Makr. i Epërm 23 216
140 Turiqevc[138] Jefto Risto nga Turiqevci 4 93
141 Dragancë[139] Kristo Millosh nga Draganca 15 120
142 Malishincë? Jovan Anto nga Malishinçeja 12 127
143 Zebincë[140] Gjokoja Istojan nga Zebinca 46 157
144 Parallova[141] Marinko Simo nga Paralova 34 540
145 Bilinica Anto Stojan nga Bilinica 190 273
146 Riminik[142] Zubiz Adem nga Riminiku 325 90
147 Podgorc[143] Arso Ivan nga Podgorc 50 85
148 Mogillë[144] Stanoje Ijefto nga Mogilla 161 581
149 Nasal Mehmed i biri i Jusufit nga Nasal 169 51
150 Zhegër Ali bin Nezir- Vaso Berko nga Zhegra 324 202
151 Lladovë Emin i biri Ahmedot nga Lladova 39 25
152 Pasjan[145] Gjorgji Pafqe? Nga Pasjani 94 750
153 Lipovicë Timur i biri Xhaferit nga Lipovica 77 59
154 Kufcë e Poshtme Triko Menko? nga Kufca 18 31
155 Livoqi i Epërm Mito Istanko nga Livoqi i Epërm 101 115
156 Budrika e Poshtme[146] Zhivko Stanko nga Budrika e Poshtme 24 242
157 Partesh Gjorgji Perpe? Nga Parteshi 25 329
158 Cërnicë Bejazit Abdullah nga Zhitina dhe Vaso Simo nga Cërnica 392 292
159 Devajë[147] Vaso Simo nga Devaja 67 58
160 Zhitinë[148] Hasan Mehmed – Vaso Sima nga Zhitina 143 144
161 Tërpezë[149] Abdullah Hajdar nga Tërpeza 212 130
162 Çiftlik[150] Zejnel Junusi nga Çiftliku 45 43
163 Pozharan[151] Ibrahim nga Sllakofci 555 180
164 Radivojcë[152] Lazar Stanko nga Radivojci 86 154
165 Ponesh Petre Mihajlo nga Poneshi 167 217
166 Shillovë Petre Marko nga Shillova 30 261
167 Koretishtë[153] Akso Maksim nga Koretishta 112 417
168 Strazhë[154] Mlladin Sveti nga Strazha 32 302
169 Kufcë e Epërme Anto Simo – Pero Jovan ng Kufca e Epërme 26 654
170 Stanishor[155] Jovan Lazo nga Stanishori 11 109
171 Binçë[156] Vaso Isto nga Binça 118 480
172 Stublla[157] Pal Kola nga Stublla 245 245
173 Letnicë[158] Pero Jako nga Letnica 0 171
174 Shashar[159] Juze Kristo nga Shashari 0 519
175 Vërnakollë[160] Juze Jako nga Vërnakolli 0 269
176 Vërrnez[161] Juze Jako nga Vërrnezi 0 243
177 Ranilluk[162] Vaso Mlladine dhe Gorgji nga Ranilluku 0 672
178 Kormjan i Epërm[163] Gjorgji Arso? nga Kurmiani i Poshtëm 0 379
179 Kormjan i Poshtëm[164] Gjorgji Arso nga Kurmiani i Poshtëm 0 357
180 Petrofc Stojan Petko nga Petrofci 0 230
181 Tomanç[165] Nikolla Delo? Nga Domaniçi 0 126
182 Panqellë[166] Jakim Pero nga Ropotova e Epërme 0 90
183 Gllogofç[167] Vaso Petko nga Gllogofç 0 214
184 Shipashnicë e Poshtme[168] Nikolla Gjoka nga Shipashnica e Poshtme 0 99
185 Stralinçë[169] Isto Niko nga Bratillovc 0 127
186 Bolefc ose Bulevc[170] Sado Filo nga Bolefci 0 292
187 Kllokot[171] Qotko Jon nga Kllokoti 0 312
188 Vërbofc[172] Branko Sado nga Vërbofci 0 478
189 Gërnçar[173] Alekso Stojko nga Gërnçarri 0 217
190 Vitina[174] Stojko Jeno nga Vitina 0 911
191 Muzgova[175] Dhimitri Risto nga Muzgova 0 24


[1] Ky punim është botuar nën titullin, “Popullsia e Kazasë së Gjilanit Sipas Regjistrimeve Osmane të Shekullit XIX-XX”, Rumeli İslam Araştırmaları Dergisi, sayı. 5, ss. 69-89, Nis. 2020

[2] Halime Doğru, “Osmanlı Devletinde Toprak Yazımından Nüfus Sayımına Geçiş ve bir Nüfus Yoklama Defteri Örneği”, Anadollu Üniversitesi, Fen Edebiyat Fakültesi Dergisi, C.I (1982):233; Kemal karpat, Popullsia Osman 1830-1914, (Tiranë:2017), 8.
[3] Tahriri është emërtim i regjistrimeve të pasurive dhe emrat e shfrytëzuesve të tokës.
[4] Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431, Përgatiti për Botim: Eduart Caka, (Tiranë:2017).
[5] Dritan Egro, Historia dhe Ideologjia, Një qasje kritike studimeve osmane në historiografinë moderne shqiptare, (Tiranë:2007),6.
[6] Mübahat S. Kütükoğlu, “1830 Nüfus Sayımına Göre Menteşe Sancağında Hane Nüfusu”, Osmanlı Araştırmaları XXIII (2003): 75- 76
[7] K. Karpat, ibid. 19.
[8] Mahir Aydın, “Sultan II. Mahmud Döneminde Yapılan Nüfus Tahrirleri”, Sultan II. Mahmud ve Reformları Semineri 28-30 Haziran 1989, İstanbul Üniversitesi Edebiyat Fakültesi (Istanbul: 1990), 84-86.
[9] Kemal Karpat, Popullsia, ibid.
[10] Aliriza Selmani, Gjilani Qender e Anamoraves,(Gjilan: 2015), 49.
[11] Ibid.
[12] Hammer, Büyük Osmanlı Tarihi, (İstanbul: 1992), 211.
[13] Halil Inalcık, Günsel Renda, Qytetërimi Osman 1, (Tiranë:2018), 86.
[14] Ruhi Tarihi, 451.
[15] Iljaz Rexha, Venbanimet dhe Popullsia Albane e Kosovës sipas Defterëve Osmanë të shekullit XV, (Prishtinë: 2016), 160.
[16] BOA, TD. No, 2m.
[17] BOA, TD. No. 133.
[18] I. Rexha, “Disa të dhëna arkivore për familjet mesjetare Gjinaj nga Novobërda dhe familjen fisnike të Jashar Pashë Gjinollit si Pasardhëse e tyre”, Gjurmime albanologjike (2016): 26-59.
[19] I. Rexha, “Regjistrimi i vendbanimeve dhe i popullsisë së kazasë së Novobërdës”, Vjetari nr.XXVII (2002): 47.
[20] A. Selmani, Gjilani, Qendër e Moravës, 29.
[21] Nuk bëhet fjalë për mirënjohurin Mehmed Ali Pashë Kavallën, i cili ishte i lindur pas viti 1769.
[22] Term juridiko-administrativ i të ardhurave shtetërore përmes qesimit në zonat financiare të ndara sipas ligjit.
[23] BOA. AE.SMHD.I.148/11048.
[24] Fitim Rifati, “Të Dhëna Statistikore mbi Popullsinë e Vilajetit të Kosovës më 1902 sipas një dokumenti Austro-Hungarez të vitit 1916”, Vjetari 53 (2017):273.
[25] Kosova Vilayeti Salnamesi, 1318/1900.
[26] Jusuf Osmani, Venbanimet e Kosovës 6 – Gjilani, (Prishtinë:2004), 35-36.
[27] Başbakanlık Osmanlı Arşivi (BOA). NFS.d. 0517, (1832).
[28] Regjistrimi i pasurive të nënshtetasëve osman. Më gjërësisht shih. Agron islami, “Kasabaja e Novobërdes sipas defterit të temettuatit me nr. 11437”, Kosova 37/38, (2013): 124-146.
[29] BOA. ML.VRD.TMT. d.58251. (1844).
[30] Vilajeti i Kosovës posedon 7 slaname (Vjetare).
[31] Bekçinjët ishin rojtarë të fshatrave nëpër Kaza.
[32] “Popullsia sipas gjinisë etnicitetit dhe venbanimit” qasur më 26.08.2019, http://ask.rks-gov.net/media/1613/popullsia-sipas-gjinis%C3%AB-etnicitetit-dhe-vendbanimit.pdf.
[33] Në fusnotë, kemi dhënë informacion për gejndjen administrative të fshatrave që sot janë jashtë komunës së Gjilanit.
[34] Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[35] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[36] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[37] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[38] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[39] Dazhdincë, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[40] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[41] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[42] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[43] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[44] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[45] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[46] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[47] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[48] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[49] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[50] Priboc, Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[51] I pa ubifikuar.
[52] Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[53] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[54] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[55] Lajçiq, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[56] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[57] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[58] Vriqec, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[59] Gjyrishec, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[60] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[61] Gmicë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[62] Svircë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[63] Tërrnoc. Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[64] Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[65] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[66] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[67] Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[68] Dabishec. Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[69] Marec. Vendbanim në komunën e Lipjanit.
[70] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[71] Inatoc. Vendbanim në komunën e Gjilanit.
[72] Ranatoc. Vendbanim në komunën e Preshevës.
[73] Vendbanim në komunën e Preshevës.
[74] Stanoc. Vendbanim në komunën e Preshevës.
[75] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[76] Beguncë. Vendbanim në komunën e Vitisë
[77] Tanush. Venbanim në zonën e Kumanovës.
[78] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[79] Velegllavë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[80] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[81] Caravajkë. Vendbanim në komunën e Preshevës.
[82] Edhe pse nga informacionet në terren dihet se me fshatin Rekë nënkuptohet bashkësia lokale e fshatit Shurdhan, mungesa e fshatrave në mes fshatit Zhegër dhe Stançiç (Selishte, Haxhaj, Demir, Pidiq, Shurdhan dhe Dunav) mund të nënkuptohet se bëhet fjalë për fshatrat mes Zhegres dhe Stançiçit.
[83] Smirë. Vendbanim në komunën e Vitisë.
[84] Venbanim në Zonën e Kumanovës.
[85] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[86] Korbliq. Vendbanim në komunën e Kaçanikut.
[87] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[88] Gjylekarë-Skifteraj. Vendbanim në komunën e Vitisë.
[89] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[90]Vendbanim në komunën e Vitisë.
[91] Komogllavë. Vendbanim në komunën e Ferizajit.
[92] Vendbanim në komunën e Ferizajit.
[93] Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[94] Debëlldeh. Vendbanim në komunën e Vitisë.
[95] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[96] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[97] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[98] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[99] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[100] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[101] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[102] Zhegoc. Vendbanim në komunën e Gjilanit.
[103] Drenoc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[104] Domoroc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[105] Hodeci i komunës së Ranillukut?
[106] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[107] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[108] Bozhec. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[109] Rajnoc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[110] Miganoc. Vendbanim në komunën e Novobërdes.
[111] Gogolloc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[112] Sot Bushincë. Vendbanim në komunën e Novobërdes.
[113] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[114] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[115] Sot Grizimë Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[116] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[117] Sot Kolloleq. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[118] Sot Qarrakoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[119] Sot Hodonoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[120] Sot Bratilloc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[121] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[122] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[123] Grakniq. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[124] Kremenatë, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[125] Sot, Hajnofc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[126] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[127] Sot, Strezoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[128] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[129] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[130] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[131] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[132] Sot, Prekoc. Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[133] Sot, Qarrakoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[134] Sot, Kllobukarë. Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[135] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[136] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[137] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[138] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[139] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[140] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[141] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[142] Sot, Remniku i komunës së Vitisë.
[143] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[144] Vendbanim në komunën e Kllokotit.
[145] Vendbanim në komunën e Parteshit.
[146] Vendbanim në komunën e Parteshit.
[147] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[148] Sot, Zhitia e komunës së Vitisë.
[149] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[150] Sot, Çifllaku i komunës së Vitisë.
[151] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[152] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[153] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[154] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[155] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[156] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[157] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[158] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[159] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[160] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[161] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[162] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[163] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[164] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[165] Sot, Tomanc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[166] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[167] Sot, Gllogoc. Vendbanim në komunën e Lipjanit.
[168] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[169] Sot, Stralicë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[170] Sot, Bolec. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[171] Komuna e Kllokotit.
[172] Vendbanim në komunën e Kllokotit.
[173] Vendbanim në komunën e Kllokotit.
[174] Komuna e Vitisë.
[175] Vendbanim në komunën e Novobërdës.