LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurve në Kosovë u dyfishohen ditët e pushimit vjetor

Të burgosurve në Kosovë u dyfishohen ditët e pushimit vjetor
Foto ilustruese

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se u janë dyfishuar ditët e pushimit vjetor të gjithë personave të burgosur në Kosovë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion, Haxhiu tha se çështja e pushimit vjetor për të burgosurit ka qenë një temë që është diskutuar shumë.


Sipas Haxhiut të burgosurit nga tash e tutje do t’i kenë 14 ditë të rregullta pushim vjetor dhe 7 të tjera të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet e vdekjes dhe situata të tilla.

Haxhiu: Ka dyshime se po përdoren standarde të dyfishta në trajtimin e kërkesave për lirim me kusht nga të burgosurit
Lexo po ashtu Haxhiu: Ka dyshime se po përdoren standarde të dyfishta në trajtimin e kërkesave për lirim me kusht nga të burgosurit

“Ju e dini se aktualisht  të burgosurit kanë vetëm 7 ditë pushim plus 7 ditë të tjera në rrethana të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet e vdekjes. Ne kemi shtuar edhe 7 ditë të tjera që i bie 14 ditë pushimi në vit të rregullta plus 7 të tjera në rrethana të jashtëzakonshme që i bie 21 ditë në vit gjithsejtë”, tha Haxhiu.

Haxhiu theksoi se nuk përjashtohet në asnjë moment që kjo çështje të trajtohet nga Komisioni për Legjislacion dhe nëse parashihet që këto ditë të ngritën është në mandatin e komisionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori