LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit kërkojnë që artikujt e kantinës t’i paguajnë me çmim të tregut

Të burgosurit kërkojnë që artikujt e kantinës t’i paguajnë me çmim të tregut

Të burgosurit e Qendrës Korrektues në Dubravë kanë nënshkruar një peticion nëpërmjet të cilit kanë kërkuar që artikujt që ju sjellin përmes kantinës kanë çmime më të larta sesa në treg, janë të cilësisë më të dobët dhe se disa i sjellin në sasi me të vogla se është e përshkruar në listë.

Njëri prej nënshkruesve të peticionit, të premten e javës së kaluar i ka thënë gazetës që peticionin do ta dorëzojë po atë ditë, shkruan sot Koha Ditore.


Peticioni, një kopje të të cilit e ka gazeta, është nënshkruar nga 103 të burgosur dhe u është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, dhe drejtorit të Qendrës Korrektuese të Dubravës, Ismail Dibrani.

Gjithashtu ankesa nga ana e të burgosurve ka pasur edhe sa i përket peshës së artikujve të caktuar, si dhe mungesës së disa artikujve nga lista e artikujve të kantinës.