LAJMI I FUNDIT:

Të besosh në Babadimër: Gjë e dëmshme apo e shëndetshme për fëmijët?

Të besosh në Babadimër: Gjë e dëmshme apo e shëndetshme për fëmijët?

Thuajse secili fëmijë amerikan beson në Babadimër, por me kohën, fëmijët e tjerë apo anëtarët e familjes ua tregojnë të vërtetën.

Shumë ekspertë thonë se besimi në Babadimër është gjë e shëndetshme për fëmijët. Kjo sepse Babadimri u mundëson atyre ta përjetojnë kënaqësinë e festave të fundvitit, transmeton Telegrafi.


Por, disa tjerë thonë se Babadimri është figurë e komercalizuar, dhe t’i bindni fëmijët se Babadimri është i vërtetë mund të jetë gjë e dëmshme për shëndetin e tyre mendor.

Dr. Vanessa LoBue nga ‘Psychology Today’ thotë se nuk është gjë e keqe t’i lejoni fëmijët të besojnë në Babadimër.

Ekzistojnë dëshmi se shpërblimet (si dhuratat) e zvogëlojnë motivimin e fëmijëve. Prandaj, të mbështeturit në Babadimër për të promovuar sjellje të mirë nuk është strategji e mirë. Por, njëkohësisht nuk ka ndonjë dëshmi që sugjeron se mësimi i së vërtetës për Babadimrin shkakton trauma te fëmijët – ose se shpie në probleme besimi mes prindërve dhe fëmijëve”, transmeton Telegrafi.

‘Fast Company’ thotë ndryshe, duke sugjeruar se bindja e fëmijëve se Babadimri ekziston mund t’u shkaktojë atyre dëme më vonë kur e kuptojnë të vërtetën.

“Çfarë efekte kanë këto gënjeshtra te fëmijët? Richard Dawkins, në librin e tij ‘Iluzioni Zot’, thotë se përrallat e tilla mund t’u shkaktojnë fëmijëve mungesë kreativiteti, por në të njëjtën kohë miti i Babadimrit u dhuron atyre një mësim të vlefshëm: Jo çdo gjë që u thonë të rriturit është e vërtetë”.

Dr. Matthew Lorber, psikiatër i fëmijëve, thotë se nocioni i një burri që fluturon rreth e rreth botës në një makinë që drejtohet nga drerët, që futet në shtëpitë e njerëzve përmes oxhakut dhe u dhuron dhurata, dhe e gjithë kjo ndodhë brenda një nate të vetme, padyshim se është e pamundur. Por, siç thotë ai, nuk është gjë e keqe që fëmijët të besojnë në mitin e dikujt që përpiqet t’i bëjë të lumtur nëse ata sillen mirë.

“Imagjinata është pjesë normale e zhvillimit të fëmijëve, dhe u ndihmon atyre të zhvillojnë mendje kreative”, ka treguar ai. /Telegrafi/