LAJMI I FUNDIT:

Britma dhe sharje në kuvend, kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi nuk jep shpjegim për situatën

Britma dhe sharje në kuvend, kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi nuk jep shpjegim për situatën

“Të gjithë nëpunësit, konkretisht seancave, menjëherë tek unë. Përveç seancave, të gjithë që ulen atje pas, të gjithë, deri te i fundit. Ju që jeni me pagë dhe që po ia luani nënën këtu. Hajde largohu, ik atje, ik… hesht, ta…. Çfarë kërkon këtu? Ik atje, jashtë!”

Në rrjetet sociale po qarkullon një audio-incizim, ku dëgjohet se si një person i drejtohet me zë të lartë dhe fjalë fyese disa personave të caktuar. Pretendohet se personi që flet është kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ndonëse nga kabineti i kryeparlamentarin nuk japin shpjegim për audion, vetë Xhaferi në seancën e djeshme plenare të Kuvendit u shpjegua për situatën.


“Po, i përzura dy personat nga shërbimi që erdhën këtu përpara se unë të dal nga këtu, nuk mund të afrohen këtu nëse unë nuk i kam thirrur, të vijnë dhe të më sjellin material. Kjo është gjendja faktike, lexoj portalet tuaja “Talat Xhaferi i është kërcënuar sigurimit të Kuvendit se do t’I largojë nga puna. Aman njerëz ju e dini se cila është sjellja ime”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u pyet se a do të ndëshkohet Xhaferi për këtë sjellje, por ai tha se nuk është vërtetuar nëse ai është në video.

“Unë e pash atë video, bëhet fjalë për një bisedë, por nuk shihet kush flet dhe me kë flet, prandaj nuk mund të komentoj dhe të jap përgjigje konkrete ngaqë në atë video nuk shihet kush me kë flet”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

OBRM-PDUKM, sjelljen e cilësojnë si “skandaloze” dhe “primitive” dhe se sharjet ndaj punëtorëve janë të papranueshme. Kërkon dorëheqjen e Xhaferit.

“Nuk ka arsyetim për këtë sjellje primitive dhe pyetja është se a do ta mbështesin partnerët e koalicionit dhe do ta lënë pa gjykuar këtë sjellje primitive nga despoti i Forinës. Shpjegimi i primitivit nga Forina se nuk e ka ditur që mikrofonat janë ndezur është vetëm dëshmi për fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe mënyrën e qeverisjes, me dhunë dhe përulje”, tha Naum Stoillkovski nga OBRM-PDUKM.

Ka reaguar edhe opozitarja Aleanca për Shqiptarët.

“Mobing dhe sjellje të tilla ka në shumicën e institucioneve, vetëm se në Kuvend kësaj radhe ju dëgjua zëri. Për një kohë të gjatë, jo vetëm Xhaferi, por edhe zyrtarë të tjerë të BDI-së i trajtojnë në mënyrë të njëjtë nëpunësit dhe qytetarët, ndërsa shpesh herë tentojnë të trajtojnë kështu edhe deputetët. Kjo është sjellje tipike e një regjimi, një diktature që funksionon vetëm me frikë dhe kërcënime”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Regjistrimi që është shfaqur në rrjetet sociale është fragment nga transmetimi i seancës në kanalin televiziv të Kuvendit dhe sipas komenteve është bërë pas përfundimit të seancës, ku mikrofonat ishin ende të ndezur dhe se transmetimi vazhdonte.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori