LAJMI I FUNDIT:

Do të befasoheni: Shumica e qyteteve që konsiderohen miqësore nuk janë në Evropë

Do të befasoheni: Shumica e qyteteve që konsiderohen miqësore nuk janë në Evropë

Çmimi “Readers’ Choice Awards” jepet në bazë të mendimit të lexuesve të sajtit të përmendur se si janë ndier ata kur kanë vizituar një qytet, pra nëse popullsia vendase ka qenë mikpritëse apo jo

Ata gjithashtu duhej t’u jepnin përgjigje pyetjeve nëse mund të lëviznin në një qytet të caktuar pa vështirësi dhe nëse banorët u jepnin udhëzimet e duhura dhe, në përgjithësi, kishin dëshirë t’i ndihmonin.


Për vitin që po ik, lista e dhjetë qyteteve më miqësore duket kështu, transmeton Telegrafi.

1. Victoria, Kolumbia Britanike, Kanada

Pavarësisht se ky qytet ka një popullsi relativisht të vogël, duke pasur parasysh se është kryeqyteti i Kolumbisë Britanike, lexuesit ishin veçanërisht të kënaqur me energjinë e këtij qyteti. Muzetë e mrekullueshëm, parqet e rregulluara bukur dhe natyra jashtëzakonisht e pasur janë ato që gjithashtu i veçojnë turistët.

2. Dublin, Irlandë

Bie në sy atmosfera në kryeqytetin e Irlandës, që e bën çdo turist të ndihet pothuajse si në shtëpinë e vet dhe kjo është arsyeja kryesore pse Dublini u rendit në vendin e dytë në këtë listë.

3. Kebek, Kanada

Kushdo që e gjen veten në Kanada dhe viziton Kebekun do të ndjejë frymën e destinacioneve evropiane. Pjesa e vjetër e qytetit mbrohet nga UNESCO dhe njihet për rrugët me kalldrëm, romantike dhe kafenetë shumë interesante. Njerëzit në këtë qytet jo vetëm që janë të sjellshëm me turistët, por edhe përpiqen të jenë të dobishëm për ta.

4. Edinburg, Skoci

Kryeqyteti i Skocisë ka diçka për të gjithë. Ndjenja se janë të mirëseardhur, edhe pse janë të huaj, e kanë ndarë edhe shumë turistë që e kanë vizituar, e që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim. Atmosfera e qytetit karakterizohet si “artistik-cool”, të cilën turistët e shohin veçanërisht interesante. Asgjë më pak se restorantet dhe arkitektura e qytetit, në të cilat mbizotërojnë elementet gotike.

5. Sidnej, Australi

Edhe pse miqësia e banorëve të këtij qyteti australian përmendet shpesh si një nga avantazhet e vizitës në Sidnej, nuk duhet të harrojmë se disa nga restorantet dhe plazhet më të bukura ndodhen në atë qytet.

6. Puerto Vallarta, Meksikë

Shijimi i plazhit, shëtitjet apo disa nga sportet ujore, zakonisht bien në sy si arsye për të vizituar këtë qytet meksikan. Përveç kësaj, Puerto Vallarta konsiderohet një qytet që është veçanërisht miqësor për anëtarët e popullsisë LBGT.

7. Porto, Portugali

Përveç banorëve, të cilët e përfaqësojnë këtë qytet në mënyrën më të mirë të mundshme, Porto shquhet edhe për verërat e tij, por edhe për peizazhet magjepsëse.

8. Cape Town, Afrika e Jugut

Edhe pse bregdeti i Cape Town renditet ndër më të mirët në të gjithë botën dhe shpesh theksohet si një nga arsyet kryesore për t’u vizituar, qyteti ka gjithashtu objekte ushqimi shumë interesante, si dhe kantinat e verës dhe plazhet, dhe atraksione të tjera.

9. Lisbona, Portugali

Duke marrë parasysh që kryeqyteti i Portugalisë është një nga destinacionet më të vizituara evropiane, është mjaft e qartë pse në këtë listë është edhe Lisbona.

10. Kyoto, Japoni

Njohja me historinë e Japonisë perandorake është e mundur në Kioto, i cili konsiderohet si një nga qytetet më interesante në të gjithë vendin. Tempujt e ndërtuar gjatë shekullit të 10-të, por edhe hapësirat moderne, artistike, janë arsyet pse turistët kënaqen shpesh me këtë qytet. Plus, vendasit dihet se janë jashtëzakonisht miqësorë me turistët. /Telegrafi/