Sezoni që lamë pas nuk ishte aq i mirë për 26-vjeçarin, i cili pati probleme me lëndime, megjithatë arriti të shënojë 41 gola në 46 paraqitje në të gjitha garat me Barcelonën.

Trajneri i përfaqësueses thotë se askush nuk ka dyshim në cilësitë dhe përkushtimin e argjentinasit ndaj kombëtares.


“Lideri është kapiteni dhe ai është Messi. Të gjithë janë prapa tij. Ai është flamuri ynë”, ka deklaruar Sabella.

Në Kampionatin Botëror, Argjentina ka grup relativisht të lehtë (Grupi F), ku do të ketë punë me Bosnje e Hercegovinën, Iranin dhe Nigerinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app